Monday, 9 December 2013

Salce Kosi ( Xaxiqe )

Eshte e pamundur te shkosh ne Greqi dhe te mos shijosh ketesalce fantastike e cila pervecse eshte nje antipaste tipike e ketij vendi, sherben edhe si shoqeruese e sufllaqes greke. Por ajo mund te shoqeroje cdo pjate; duke filluar nga mishi, peshku e duke perfunduar tek sallata apo orizi. Origjina e fjales xaxiqe, vjen nga turqishtja e vjeter “cacik”, nje ushqim te cilin greket e perdornin per tu freskuar gjate dites duke perziere kos, uje, hudhra dhe buke: kjo eshte paraardhesja e xaxiqit te sotem, e cila ne Bullgari njihet me emrin tarator. Nje nga vetite e saj eshte se mund te ruhet ne frigorifer per rreth nje jave nga momenti i pregatitjes: ne kete menyre do te kurseni kohe dhe do te shijoni nje fete buke te thekur me xaxiqe kur te ktheheni ne shtepi te uritur.
Perberesit per 4 persona
  • 400gr kos i trashe
  • 4 thelpinje hudher
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull
  • 1 kastravec
  • kripe
  • pak koper
Si fillim, grijme kastravecin ne fije te trasha nga ana me e trashe e grireses dhe shtrydhim me dore lengun qe ai leshon, ose nqs kemi kohe e leme te kulloje mbi nje pecete te paster. Grijme hudhrat shume holle apo mundesishte i kalojme ne mikser per te perftuar nje krem nga to.
Vendosim kosin ne nje ene dhe shtojme kastravecin e grire, kremin e hudhrave, hedhim pak nga pak vajin e ullirituthullen dhe i perziejme mire me luge druri duke perftuar nje mase homogjene. E rregullojme salcen me kripe e me pak koper dhe e servirim te zbukuruar me disa kokrra ullinj te zinj apo me gjethe mente.
*Keshille: Per pregatitjen e xaxiqes duhet perdorur kos grek i cili eshte mjaft i trashe dhe i yndyrshem, por ne pamundesi te tij kete recete mund ta pregatisim edhe me kos normal te cilin do e leme te kulloje nje nate ne nje pecete te paster per t’i hequr te gjithe ujin e tepert.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...