Biskotat qe po ju parqesim me poshte, te cilat mund te pregatiten ne cdo periudhe te vitit.
Shkrijme ne banjomari Çokollaten e zeze dhe gjalpin te ndare ne copa te vogla (ne menyre qe te shkrijne me shpejt) derisa te perftojme nje krem Çokollate pa kokerriza. E leme te ftohet ne temperature ambjenti nderkohe qe pregatisim brumin e biskotave:
Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me sheqerin derisa e gjithe masa te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur, shtojme vaniljen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda te tjera. Shtojme kremin e Çokollates tashme ne temperature ambjenti duke i perziere mire perberesit me njeri tjetrin.
Ne nje tas te thelle, perziejme perberesit e thate, pra miellin, pluhurin pjekes dhe pak kripe. I shtojme perberesit e thate tek masa me Çokollate, veze dhe sheqer, dhe i perziejme me ndihmen e nje spatule derisa brumi i formuar te homogjenizohet. Duke qene se brumi eshte shume i bute, dhe ne duhet te formojme sfera te vogla te cilat duhet te ruajne formen e tyre, e vendosim brumin ne nje tas, e mbulojme me leter celofoni dhe e leme ne frigorifer per gjithe naten.
Diten tjeter, formojme me brumin tashme te ngurtesuar, sfera me diameter rreth 2.5cm apo sa nje kokerr arre, i japim formen sferike me dore, i kalojme ne sheqer pluhur derisa biskotat te vishen plotesisht, dhe i vendosim njera pas tjeteres ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 165°C per 8-10 minuta, apo derisa biskotat te formojne disa rrudha (Çarje) ne siperfaqe. I leme te ftohen ne temperature ambjenti perpara se ti servirim, dhe i ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht per disa dite.
*Keshille: Shija e cokollates shkon jashtezakonisht shume me ate te kafes, prandaj nese jeni adhurues te kesaj te fundit, provoni te shtoni 1-2 luge kafe qe shkrihet (psh neskafe) tek perberesit e thate…
No comments:
Post a Comment