Perberesit
- 1l uje natyral
- 100-200gr bajame (varet sa te koncentruar e deshironi qumeshtin)
- 80gr mjalte shumelulesh
I presim bajamet ne copa te medha me ndihmen e nje thike te mprehte dhe i shtypim ne havan duke shtuar pak uje here pas here derisa te formojme nje lloj krem (ose i kalojme ne mikser).
Shkrijme mjaltin ne 1 liter uje, shtojme kremin e bajameve dhe e leme perberjen ne temperature ambjenti per gjysme ore.
E filtrojme te gjithe masen me nje garze te paster dhe lengu i perftuar eshte qumeshti i bajameve. Ndersa tulin e bajameve mund ta perdorim per shembull per tja shtuar dritherave te mengjesit.
Qumeshtin e bajameve e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
No comments:
Post a Comment