Thursday, 10 April 2014

Tortëza me zemër çokollate

Përbërësit për 6 tortëza:
  • 100 g çokollatë fondente
  • 100 g gjalpë
  • 2 vezë
  • 80 g sheqer
  • 40 g miell
  • Akullore me krem
Përbërësit:
Lyejmë me gjalpë dhe më pas me miell 6 stampa mufini. Shkrijmë mbi zjarr çokollatën dhe gjalpin me disa lugë ujë. Pastaj  e largojmë nga zjarri dhe hedhim vezën, sheqerin e së fundi miellin, duke i përzier vazhdimisht sa të formohet një krem i njëtrajtshëm. Mbushim stampat me kremin e përgatitur pak a shumë përgjysmë. I fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta: kur korja e sipërme e tyre fillon të plasaritet, e kuptojmë që janë pjekur. I nxjerrim menjëherë nga furra, që nga zjarri dhe hedhim vezën, sheqerin e së fundi miellin, duke i përzier vazhdimisht sa të formohet një krem i njëtrajtshëm. Mbushim stampat me kremin e përgatitur pak a shumë përgjysmë. I fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta: kur korja e sipërme e tyre fillon të plasaritet, e kuptojmë që janë pjekur. I nxjerrim menjëherë nga furra, që t’ju mbetet e butë. I shërbejmë tortëzat me zemër çokollate të nxehta, të shoqëruara me një topth akullore me krem.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...