Sunday, 13 April 2014

Manchmelow

Përbërësit :

4 të kuqtë e vezëve
100 gr sheqer
1 dl vaj
1dl qumësht
1 lugë kakao
1 pluhur për pjekurina
200 gr miell

Filli:
4 të bardhat e vezëve
10 lugë sheqer



Glazura:
100 gr qokoladë kuzhine
pak vaj

Udhëzimet :


Rrahim të kuqtë e vezëve me sheqer,pastaj i shtojmë vajin qumështin dhe kakaon.Në fund e shtojmë miellin e përzier me pluhur per pjekurina.
Masën e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 20 minuta.
Deri sa të piqet torta ,rrahim të bardhat e vezëve me sheqer deri sa të bëhet shkumë e fortë.
Pastaj i hedhim mbi tortën e pjekur dhe e fusim përsëri në furrë në temperaturë 100 *C për 10 minuta.
Kur të ftohet i hedhim përmbi qokoladën e shkrirë me pak vaj dhe pak qumësht.

Shërbehet për: 6-8 persona

Koha: 30 min


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...