Monday, 7 April 2014

Embelsire me molle

Pergatitja  sipas rradhes se punes:
  • Marim 3 molle, i presim ne feta dhe i sperkatim me lengun e nje limoni.I leme keshtu  derisa te pergatitim brumin
PER BRUMIN DUHEN:
  • 450gr miell
  • 100gr sheqer
  • 1 zarf pluhur per embelsirat
  • pak arome portokalli (nga koncentratet qe shiten te gatshme)
  • 150gr gjalpe  i ftohte i prere ne copeza
  • 1 veze
  • 125gr kos i bardhe
Perziejme te gjithe perberesit me qellim qe te formojme brumin.Pasi brumi te jete gati e ndajme pergjysem.
Marim njeren pjese dhe hapim nje pete me trashesi 0,5cm.Peten e vendosim ne tepsi ku kemi shtruar leter furre dhe mbi pete shtrojme mollet dhe shperndajme mbi to 100gr sheqer.
hapim peten e dyte njelloj me diametrin e te pares (pak a shume diameter 30cm) Mbyllim mire anet dhe e futim ne furre 180° derisa te piqet. Kur eshte gati e presim ne copa te formes dhe madhesise te deshiruar dhe e servirim me sheqer pluhur siper.

Receta eshte gati, ju befte mire!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...