Friday, 21 February 2014

Rolè me arra dhe krem kafe

Receta e kesaj embelsire eshte relativisht e thjesht per tu realizuar dhe rezultati do te jete teper i shijshem e skenografik. Mund te sherbeje per te mbyllur per shembull menúne e nje darke mes miqsh apo festive.

Perberesit per nje rolè

…per pandispanjen
  • 100gr miell
  • 100gr arra te qeruara dhe te reduktuara ne miell me ndihmen e mikserit
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 4 veze
  • 1 luge te vogel plot pluhur pjekes
  • pak vanilje
  • 30gr vaj ulliri ose gjalp te shkrire ne mikrovale
  • pak rum per sperkatje (eleminojeni nese ja servirni femijeve)
…per kremin me kafe
  • 250ml krem pana per embelsira te sheqerosur
  • 1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje
  • disa arra te qeruara ne copat e vogla
…per ta mbuluar
  • sheqer pluhur
Pregatisim pandispanjen duke ndare si fillim te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene te veçanta. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme arrat e reduktuara ne pluhur, miellin e situr, pluhurin pjekes, vaniljen dhe vajin e ullirit duke i perziere shume mire.
Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena. Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me
kujdes nga poshte lart. Ne kete menyre kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolèse. E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe.
Lyejme me sheqer pluhur nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse (e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter). E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin.
Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme. Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen.
Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme dhe e lagim me pak rum, ose pak arome rumi te tretur ne uje. Per ata qe nuk e preferojne kete arome, mund ta lagin pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje/qumesht duke i shtuar ose jo sheqer (sipas deshires). E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjatancen ku do ta sherbejme.E sperkasim me pak sheqer pluhur, dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...