Thursday, 6 February 2014

Kek me arra kokosi dhe krem nutela

Keku me arra kokosi dhe nutela, eshte nje menyre e shijshme per te filluar diten bashke me nje filxhan qumesht e kafe.

Perberesit per nje torte me diameter 24cm

  • 300gr miell 00
  • 100gr arra kokosi pluhur
  • 200gr sheqer
  • 200ml qumesht arra kokosi (mund te perdorni edhe qumesht te zakonshem nese nuk e gjeni)
  • 100ml vaj luledielli
  • 4 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes (12gr)
  • 200gr krem nutela
Rrahim fillimisht vezet me sheqerin derisa e gjithe masa ta dyfishoj vellimin e saj. Shtojme pak nga pak vajin e lulediellit duke vazhduar rrahjen, shtojme miellin 00, arren e kokosit pluhur, qumeshtit e kokosit, pluhurin pjekes dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa te kemi perftuar nje brum homogjen.
E hedhim brumin ne taven e rrumbullaket te lyer paraprakisht me pak gjalp e miell. Shkrijme ne mikrovale kremin nutela dhe ja hedhim siper ne menyre te çrregullt brumit.
E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per 35-40 minuta, gjithmone duke bere proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe ne brendesi. E leme te pushoje per disa çaste perpara se ta heqim nga forma.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...