Keni probleme me stomak të trazuar dhe keni ndjenjën që çdo gjë që hani nuk ju "fle" në stomak? Provoni me disa ushqime të shëndetshme, të cilat me siguri do t'jua qetësojnë problemet me stomak.
Problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e barkut madje gjashtë herë më shumë ndikojnë tek femrat se tek meshkujt. Përpiquni t'i zgjidhni problemet e stomakut duke e përjashtuar ushqimin që i shkakton ato dhe duke e zëvendësuar atë me ushqim të mirë për të gjithë organizmin tuaj.
Papaja
Është përdorur tradicionalisht për trajtimin e ulcerave gastrike, nervozizmit të stomakut dhe diarresë. Papaja përmban papainë, një enzimë natyrore e cila ndihmon tretjen e ushqimit i cili vështirë tretet në stomak.
Bollguri
Është një burim i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme. Për shëndet të mirë të traktit të tretjes, ne kemi nevojë për të dy lloje të këtyre fibrave. Përveç kësaj, bollguri ul kolesterinën.
Molla
Përveç se përmbajnë fibra të shëndetshme, ato kanë sasi të konsiderueshme të pektinës dhe enzimave të tjera të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve të caktuara. Nëse keni stomak shumë të ndjeshëm, përpara se t'i hani, mollët piqni dhe shmangni në formë të papërpunuar.
Kanella
Është e njohur si një nga ilaçet më të mira natyrore për diarre dhe nauze të mëngjesit. Ajo është gjithashtu shumë efektive për të thyer fluskat e gazrave. Mos e kufizoni përdorimin e kanellës vetëm në ushqimet e njelmëta, lirisht shtoni edhe mishit të pulës pak kanellë.
Kopra
Është ilaç natyral për gazra, gjë që është një nga arsyet kryesore se pse shërbehet në restorante indiane. Vetëm gjysmë luge e vogël me fara kopre është e mjaftueshme që ta shmangni këtë fenomen të pakëndshëm, shkruan Koha Ditore.
Avokado
Përveç se është shumë e pasur me kalium, fibra dhe vajra të cilat janë të mira për shëndetin e stomakut dhe zemrës, ndihmon që zorrët tona të funksionojnë më mirë dhe prandaj gjithmonë duhet ta përfshini në ushqimet me të cilat keni vështirësi gjatë tretjes.
No comments:
Post a Comment