Monday, 27 January 2014

Torte e Bardhe

Përbërësit:
400 gr miell
150 gr margarin
1 vezë
150 gr sheqer pluhur
1/2 pluhur për pjekurina
3 lugë ajkë kosi

Përbërësit për kremin:
600 ml qumësht
6 lugë miell
250 gr sheqer pluhur
2 kese vanil sheqer
250 gr margarin

Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit dhe e ndajmë në 3 pjesë.
I tëhollojmë dhe i qesim në tepsi të shtruar me letër për pjekje.I pjekim një nga një në temperaturë të ulët sepse petat duhet të mbesin të bardha.
Pastaj ziejmë kremin.Nga 600 ml qumësht ndajmë një gotë të vogël dhe e përziejmë me miellin ndërsa pjesën tjetër të qumështin e qesim që të vlojë.I shtojmë miellin e përzier me qumësht dhe e ziejmë si puding.E lejmë të ftohet pastaj e përziejmë me margarinën e rrahur me mikser dhe me sheqer pluhur.Me këtë masë i lyejmë petat,i shtypim pak me dorë që të ngjiten më mirë dhe i lejmë në vend të freskët deri sa të zbuten petat.Permbi zbukurojme me sheqer pluhur.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...