Thursday, 9 January 2014

Sodë buke për flokë të shëndetshëm

Flokët tuaj do të duken më të fortë, më të shëndetshem dhe sigurisht me më shumë shkëlqim në qoftëse ju do të heqni tutje për disa javë, të pakten 5 – 6 javë të gjitha produktet e stilimit që gjënden mbi komedinen tuaj.


Por, do t’ju duhet të blini një shampo special pastrimi, dhe normalizimi! Jo domosdoshmërisht duhet t’a blini nëse gjëndet në komedinën tuaj një sasi  e mjaftueshme sodë buke pjekëse.
Përbërësit:
  • Një lugë sodë buke
  • Uthull molle të bardhë (White vinegar)
Përgatitja:
Përzieni në një pjatë 1 lugë sodë buke së bashku me 2 lugë uthull molle. Me masen e krijuar filloni të lyeni flokët, kryesisht në radhë të parë skalpin e kokës. Punojeni mirë masen mbi kokë dhe mbi të gjithë sasinë e flokëve, e lini të qëndrojë për pak minuta. Shperlani flokët me ujë të vakët dhe hiqeni masken duke e masazhuar koken me bulëzat e gishtave. Asnjëherë mos përdorni thonjët pasi do të arcaroni skalpin e kokës më shumë dhe do të krijonit zbokth.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...