Saturday, 11 January 2014

Kek Zeber

Përbërësit :

Gjalpë 150 gr
Kakao pluhur 30 gr 
Miell 300 gr
Niseshte patate 140 gr
Qumësht 100-120 ml
Sode per embelsira 1 pako
6 veze mesatare
1 pako vanilje
220 gr sheqer

Për të përgatitur kek "zebër" e leme gjalpin në temperaturë të dhomës së bashku me sheqerin, ii rrafim me ane te nje mikseri, pastaj shtoni vezët (gjithmonë në temperaturë dhome) perziejeni masen me mikser.

Kur përzierja është bere krem, shtoni miellin , 100 gram e niseshte , soden dhe vaniljen dhe përziejini me një lugë, duke shtuar 100-120 ml qumësht ose me pak qe te bjeri leht nga luga (shikoni foton). Ndajme masen në dy pjesë të barabarta, në një tas pastaj shtoni kakao dhe 40 gram e niseshte në patate.

Shikoni videon per hapat e rradhes...

Futeni ne një furrë në 180 gradë për rreth 50-60 minuta.
Kujdes! Mos e levizni!

Pasi e nxirrni nga furra e lini te ftohet, pudroset lehtesisht pak sheqer pluhur.

Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...