Disa gjëra ushqimore mund t'jua përmirësojnë shëndetin, e disa mund t'jua prishin tërë ditën, nëse nuk keni kujdes. Madje, mund t'jua shkurtojnë edhe jetën. Nëse nuk keni kujdes, apo e teproni me konsumim mund edhe të helmoheni me to.
Vishnja
Vishnjat pa fara nuk janë të rrezikshme, por nëse i hani edhe farat rastësisht, nuk do të kaloni mirë. Farat e vishnjave janë të mbushura me acid hidrocianik, i cili është shumë helmues. Farat assesi nuk bën që të hahen, janë të mbushura me substanca kimike që dëmtojnë mukozën e lukthit, ato dëmtime shkaktojnë sekretim të shtuar të thartirës së lukthit, gjë që sjell deri te problemet e ndryshme gastroenerologjike, pohojnë ekspertët.
Ricini
Vaji i ricinit, që përdoret për t'ju shtyrë që të villni, rrjedh nga bima me emrin ricinus. Kur është e freskët, kjo bimë është e pasur me ricin, materie shumë helmuese. Ricini përdoret gjithnjë e më shumë, sepse është një mjet i mirë për pastrim, e njëkohësisht shëron shumë sëmundje. Megjithatë, ai duhet të përdoret vetëm me leje të mjekut, përkatësisht ekspertit të mënyrës së të ushqyerit. Në të kundërtën, mund të shkaktojë probleme të ndryshme, siç është diarreja.
Molla
Është vështirë t'ju ndodhë diçka e keqe, nëse i konsumoni farat e një ose dy mollëve, por nëse i konsumoni farat e më shumë mollëve, nuk do të jetë mirë. Enzimat në organizmin tuaj i shndërrojnë përbërësit e farave në cianid. Pemët gjithnjë e më shpesh po spërkaten dhe për këtë arsye farat e tyre janë helmuese. Nëse i konsumoni, duhet që të konsumohen vetëm të bluara, assesi në gjendje të papërpunuar, thonë ekspertët.
Domatja
Deri në vitin 1800 shumica e njerëzve në SHBA kanë menduar se domatja është helmuese. Deri diku edhe kanë pasur të drejtë. Domatja i takon familjes së helmarinave, te të cilat edhe gjethet janë helmuese. Mu sikur mëlçia, edhe domatja më parë është shmangur, sepse është menduar se është helmuese. Përveç faktit që nuk bën të përdoret në sasi të mëdha, domatja është e sigurt për konsumim, thonë ekspertët.
Fasulja
Mund të helmoheni vetëm nëse nuk e zieni mirë fasulen, sepse organizmi juaj mbushet me materie helmuese me emrin 'fitohaemaglutinin'. Nëse zihet mirë fasulja, ajo do të neutralizohet. Fasulja që nuk përpunohet mjaftueshëm në aspektin termik është helmuese, por jo vdekjeprurëse. Nëse konsumohet e papërpunuar, shkakton diarre, mundim që mund të zgjasë disa ditë, tërheqin vërejtjen nutricionistët, shkruan Kosova Sot.
Patatja
Duhet shmangur patatja e gjelbër. Kryesisht për shkak se nuk ka shije të mirë, por edhe për shkak se është e mbushur me solaninë, që do t'ju shtyjë që të villni dhe që do të shkaktojë arrest kardiak, nëse vazhdoni që ta konsumoni. Patatja e gjelbër assesi nuk guxon që të gjendet në pjatë, sikur edhe ajo me vrima të zeza. Ato pika të zeza mund të mënjanohen dhe të konsumohet patatja, por më së mirë është që një perime e tillë të mos konsumohet fare, thonë ekspertët.
No comments:
Post a Comment