Wednesday, 25 December 2013

TIRAMISU E ZEZE

Përbërësit :

Për brumin: 6 vezë, 6 lugë miell, 6 lugë sheqer pluhur, 1 pakete pluhur për pjekje, 2 lugë kakao;

Për kremin: 2 paketa margarinë, 2 filxhanë ajkë të ëmbël, 2 lugë sheqer pluhur, 1 lugë kakao.

Përgatitja :


Të kuqtë e vezëve i përzieni me sheqer, e shtoni miellin, pluhurin për pjekje, të bardhët e tundur të vezëve dhe qitni këtë masë në tepsinë e mbështjellë me letër për pjekje. Koren duhet ta piqni 15 minuta në 180 ºC, ta leni të ftohet, e më pas e ndani në dy pjesë. Margarinën e tundni duke e përzier me sheqer dhe kakao. Ajkën e ëmbël e tundni në një enë të veÇantë, e në fund e përzieni me përzierjen e margarinës. Në tepsi së pari e qitni koren e parë, e lagni atë me kafe, pastaj e qitni gjysmën e kremit. Tërë këtë procedurë e përsëritni, e në fund tortës i HIDHNI kakao përmbi dhe e lini që të ftohet.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...