Sunday, 1 December 2013

Salce e fresket me Domate

Salca e fresket me domate dhe borzilok eshte nje nga salcat me te njohura te kuzhines mesdhetare e cila sherben per te shoqeruar lloje te ndryshme makaronash, por mund te perdoret edhe ne shume gatime te tjera. Akoma me e shijshme behet nese pregatitet ne periudhen korrik-gusht, atehere kur edhe domatet jane me te pjekura dhe me nje arome me te kendeshme. Por, duhet patur kujdes gjate zgjedhjes se tyre: shume te fresketa, shume te pjekura, jo te forta dhe pa njolla ne siperfaqe.
Perberesit
  • 1.2kg domate te rrumbullakta
  • 3 luge vaj ulliri
  • 8 gjethe borzilok
  • kripe
Ne momentin e blerjes se domateve qe do te perdorim per te pregatitur salcen, duhet te kemi kujdes te eleminojme ato qe jane te shtypura apo me njolla ne siperfaqe; domatet duhet te jene teper te pastra, te forta dhe mjaft te pjekura.
Lajme mire domatet, i thajme dhe i ndajme pergjysem. Heqim pjesen e kocanit dhe e shtrydhim te gjithe lengun ne nje ene duke eleminuar plotesisht edhe farat (kjo pjese nuk na nevojitet per pregatitjen e salces tone).
Tulin e domateve te mbetura e vendosim ne nje tenxhere inoksi ne zjarr te avashem mbuluar me kapak. I leme domatet te gatuhen duke i perziere here pas here derisa te zbuten plotesisht.
Ne kete moment, i kalojme ne nje site me vrima jo shume te vogla dhe lengun e perftuar e vendosim te trashet ne zjarr te forte. I shtojme salces kripe dhe vaj ulliri derisa te arrije trashesine e deshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojme gjethet e borzilokut te pandara apo te prera ne copa te medha.
*Keshille: Nese domatet nuk jane shume te shijshme, mund ti shtojme salces qepe dhe hudhra te grira e te kaverdisura per pak minuta ne vaj ulliri.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...