Përpjekjet e shpeshta për të rënë në peshë, mund të dobësojnë imunitetin, tregojnë studimet e fundit.
Është i lartë numri i njerëzve të cilët, pavarësisht përpjekjeve, nuk arrijnë të bien në peshë. I lartë është edhe numri i atyre të cilët bien në peshë, por nuk e ruajnë atë dhe më pas tentojnë sërish, duke përsëritur këtë cikël në mënyrë të vazhdueshme.
Por, shtrohet pyetja a ka pasoja tjera shëndetësore ky proces i tentim-dështimit të rënies në peshë? Një studim i realizuar kohë më parë ka treguar se
tentimet e shpeshta për të rënë në peshë te gratë pas menopauzës, mund të ndikojnë keq në shëndetin e tyre.
Rezultatet e studimit 20 vjeçar kanë nxjerrë në pah se këto tentime të dështuara mund të dobësojnë dukshëm sistemin imun të organizmit.
Ekspertët këshillojnë personat që janë në dietë të mos heqin dorë në mes të përpjekjeve, dhe t’i përmbahen asaj deri në arritjen e qëllimit. Por, edhe pas arritjes së peshës trupore, ato duhet të tentojnë ta ruajnë atë për të shmangur problemet pasuese.

No comments:
Post a Comment