Thursday, 12 December 2013
10 perfitime nga banania dhe levoria e saj
Bananet janë fruta ushqyes që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të shëndetit tonë. Të pasura me vitamine, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.
Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllëkut, burim i energjisë… bananet janë fruta në dispozicion të cilat mund t’i merrni gjithkund sepse janë të lehta për t’i konsumuar
Por, a e dini se edhe lëvorja e bananes nuk është për ta hedhur, sepse fshehë anët e saj pozitive? Ja disa nga përfitimet më të popullarizuara nga bananet ekzotike:
Aleat kundër akneve
Bananja e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendëshme e bananes, mund të ndikojnë si antibiotik natyral, por edhe lufton kundër inflamacioneve.
Që t’i shfrytëzoni bananet në luftë kundër akneve, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me lëvoren e brendëshme të bananes. Të nesërmen, në mëngjes pastroni fytyrën me ujë të vakët.
Ilaç kundër fryerjes të shkaktuar nga sindromi paramenstrual
Kaliumi i cili gjendet në banane ndalon mbajtjen e lëngjeve në trup, që është paraqitje për sindromin paramenstrual. Përveç kësaj, bananja do të ju jape energji dhe do të ju mbajë për kohë më të gjatë, andaj do të harroni në dëshirën që të “mbusheni” me ushqim jo të shëndetshëm.
Zvogëlim i kruarjes nga pickimi i mushkonjave
Mos e hedhni lëvoren e bananes gjatë verës, sepse mund të ju ndihmojë për ta zvogëluar kruarjen irituese të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Thjesht, me lëvoren e brendëshme të bananes lyeni vendin e pickimit. Kështu do ta zvogëloni skuqjen, por edhe nevoja për kruerje do të largohet.
Banane + Ujë = Ilaç kundër dehjes
Keni tepruar me alkool? Para se të bëheni gati për gjum, hani të paktën një banane dhe pini 1-2 gota ujë. Dehja është rezultat i dehidrimit, kurse duke kombinuar banane + ujë do të arrini të luftoni kundër saj.
Gjatë kohës së dehjes njerëzit urinojnë më shumë nga normalja dhe humbin shumë lëngje dhe kalium, kurse bananja është e pasur me kalium. Ky frut e rregullon edhe balansin e elektrolitëve në trup, i cili mund të çrregullohet për shkak të vjelljes dhe urinimit të shpeshtë.
Parandalim i neveritjes gjatë udhëtimit
Udhëtimi është njëri nga aktivitetet që urreni më së shumti për shkak të neveritjes së padurueshme? Para se të niseni në rrugë, hani një banane. Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë, por gjithashtu e zvogëlojnë intenzitetin e vjelljes.
Rrezik i zvogëluar nga sulmi në tru
Konsumimi i tre bananeve gjatë ditës, zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru me 21%, ka treguar hulumtimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30 vjeçare. “Fajtori” kryesorë për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon shtypjen e gjakut, e cila nga ana e saj është shkaktari kryesorë për sulmin në tru.
“Karburant” para ushtrimeve
Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes hallën? Hani një banane. Ajo do të ndikojë si “karburant” për muskujt tuaj, por edhe do të ju japë energji për ta rritur qendrueshmërinë. Kombinoni bananen me puter nga kikirikat për të marrë një ushqim ideal të pasur me karbohidrate dhe proteina.
Sistem digjestiv i shëndoshë
Bananet janë mik i juaj edhe gjatë kapsllëkut dhe diaresë. Fibrat natyrale që gjenden në banane ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit tretës.
Ilaç natyral kundër psorijazës
Një ose dy herë në ditë lyeni pjesën e lëkurës të prekur nga psorijaza me lëvoren e brendëshme të bananes.
Bananja ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe zvogëlon skuqjen, por edhe kruarjen. Për disa ditë do të keni rezultate të dukshme.
Maskë për lëkurë të butë pa rrudha
Bananet mund të ju shërbejnë edhe për zbukurim, sepse e zbusin dhe hidratojnë lëkurën.
Maska1: Shtypni një banane dhe shtoni një të verdhë të vezës. Masën e fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta.
Maska2: Shtypni një banane dhe shtpni 1/4 e një gote jogurti (ose kos) dhe 2 lugë mjaltë. Vendoseni në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë 20 minuta.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment