Wednesday, 20 November 2013

Torte me Cokollate

Receta e tortes me Çokollate e paraqitur me poshte, rekomandohet te pregatitet kryesisht ne raste festash pasi realisht kerkon pak kohe. Por, rezultati final do ti lere te gjithe te ftuarit tuaj me pjaten perpara duke kerkuar edhe nje fete tjeter! Gjithashtu, nuk harrojme te falenderojmeStelen per kete recete.
Perberesit per nje torte me diameter rreth 24cm
  • 200gr miell 00
  • 100gr sheqer pluhur
  • 100gr sheqer normal
  • 9 veze (nga te cilat: 6 te bardha dhe 9 te verdha)
  • 230gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 50gr kakao pa sheqer
  • 12gr pluhur pjekes
  • 1 bustine vanilje
…per shurupin
  • 250gr sheqer
  • 150ml uje
  • pak vanilje ose aroma te tjera
…per kremin
  • 250ml uje
  • 150gr sheqer
  • 300gr pana per embelsira
  • 4 te bardha vezesh
  • 180gr Çokollate te zeze
  • copeza Çokollate per zbukurim
Pregatisim si fillim pandispanjen me kakao sipas recetes se paraqitur ketu. E leme te ftohet nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e shurupit:
Vendosim ne zjarr te ulet ujin me sheqerin duke i perziere here pas here derisa ky i fundit te jete shkrire plotesisht. Ne fund, shtojme edhe pak vanilje apo disa pika arome rumi, portokalli etj, per ti dhene shije. E leme menjane dhe pregatisim kremin:
Vendosim nje tjeter ene ne zjarr te ulet duke shtuar serisht 250gr sheqer dhe 150ml uje, por kesaj rradhe pa i trazuar, derisa shurupi te arrije temperaturen 125°C (e matim me anen e nje termometri kuzhine).
Rrahim ne nje tas te madh te bardhat e vezeve me ndihmen e nje rrahesi elektrik duke shtuar pak nga pak shurupin e nxehte qe pregatitem me siper derisa te formohet nje mase e qendrueshme.
Shkrijme ne nje ene Çokollaten e zeze dhe ia hedhim gjithmone duke e trazuar mases me te bardhat e vezeve qe pregatitem me siper.Shtojme edhe panen per embelsira te rrahur fort dhe e perziejme te gjithe kremin shume mire.
E presim pandispanjen ne sa shtresa e duam torten (zakonisht ne 2 ose 3), e sperkasim me shurupin e mesiperm, shtrojme nje shtrese kremi me Çokollate, dhe vendosim serisht nje fete pandispanje. e sperkasim serisht me shurup, me kremin me Çokollate dhe vazhdojme ne kete menyre edhe me shtresen e trete. E vendosim te gjithe masen ne frigorifer per tu ftohur. Vendosim ne frigorifer edhe pjesen tjeter te kremit qe kemi pregatitur. Pasi edhe torta edhe kremi jane ftohur, zbukurojme torten me kete te fundit duke e sperkatur edhe me copeza te vogla Çokollate.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...