Monday, 18 November 2013

TESPISHTE

Përbërësit:
1/2 kg gjalpë,(ose ¼ gjalpë,1/4 vaj) 1/2 lit qumësht,1/2 lugë çaji sodë buke me 2-3 pikë lëng limoni,3 vezë,700-750 gr miell,1 kg sheqer,1/2 litër ujë,1/2 limoni,1 sheqer vanilje.

Në tenxhere vlohen qumështi dhe gjalpi.Largohet ena nga zjarri.Kësaj mase të nxehtë i hidhet sodë dhe aq miell,sa të gatuhet një brumë i butë. Ena vihet në  zjarr të ulët,përzihet vazhdimisht gjersa brumi të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet pak brumi,hidhen vezët një nga një duke e përzier brumin vazhdimisht gjersa të kompaktsohet.Në tepsi të lyer me yndyrë,sheshohet brumi,pritet në formë delimash dhe futet në furrë me temperaturë 170*c për t’u pjekur gjersa të skuqet njësoj nga të gjitha anët.
Vlohet uji me sheqer dhe ½ limoni i prerë në flegra, gjersa të vlojë.Ulet temp.për të vazhduar të vlojë sherbeti edhe 5-6 min.Hidhet 1 sheqer vanilje e 1 filxhan i v.ujë i ftohtë dhe përvëlohet tespishtja e nxehtë. Pasi të ftohet mirë,shërbehet.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...