- 150 gr miell 00
- 50 gr miell misri (maja e miellit te misrit)
- 4 karrota bio, pra te holla
- gjysem qepe e vogel
- 100 gr gjize
- 1 veze
- 1 luge e vogel trumez e fresket e grire imet
- 200 ml qumesht i fresket
- 2 luge sode buke (pluhur pjekes)
- kripe
- piper
- vaj ulliri
Pergatitja:
Grijme ne mixer karrotat dhe qepen (Nese karrotat nuk jane te fresketa eshte mire t'u jepet nje vale ne uje te kripur perpara!). I shtojme vezen, gjizen, kripen, piperin, qumeshtin e fresket dhe trumezen e grire imet. Veç perziejme miellrat me soden e bukes. I shtojme masen e mesiperme dhe i perziejme te gjitha me tel kuzhine ose rrahes elektrik duke i hedhur vaj ulliri (me pak se 100 ml). E ndajme perberjen ne format e muffin dhe i pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro gjysem ore derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe dhe te formojne te çarat tipike te muffin.
No comments:
Post a Comment