Friday, 22 November 2013

Gliko Portokalli

Perberesit  :

Portokalle 2 kg 
Sheqer 2 kg 
Uje 2 goda 
Vanilje ose lendersha sipas deshires 
Limon ose limontos ( limontos nje luge kafe,limon nje kokerr lengun) 

Pergatitja :
Do marrim portokallet do ti qerojme cipen( pak fare ) ashtu kokerr si jane ,
Pastaj do ta marrim portokallet dhe do ti presim bashke me lekuren ne thela thela.
Do ti marrim thelat dhe do ti shtrydhim lengun nje e nga nje.
mbasi I kemi shtrydhur te gjitha ,do te marrim nje gjylpere (mundesisht te jete e re)
dhe do ti shkojme ne vargje.Vargu nuk duhet qe te kete me shume se 15 cope.
Do ti shpojne ne qender te theles te gjitha deri sa te perfundojme vargun dhe do ta lidhim mire.
Keshtu do te vazhdojme deri sa ti mbarojeme te gjitha.I marrim vargjet qe kemi pergatitur
I vendosim ne nje ene te madhe me uje.Do ti leme deri sa t ju iki hidherimi.
Po duhet te kemi parasyshe qe ujin do na duhet qe ta nderojme shpesh.mund te behet 
deri 2 - 3 here ne dite kjo mund te zgjasi deri sa t ju iki hidherimi.( nje deri ne dy dite po eshte e nevojshme)
Mbas ketij proçesi ne do ti kullojme mire.
Do marrim sheqerin do ta hedhim ne tenxhere pastaj do te hedhim ujin ,masa e ujit do te jete 
nje kg sheqer nje gode uje.Do e leme qe te zieje,dhe qe nga momenti I zjerjes do te heqim shkumen.
Na duhet qe te marrim nje kupe me uje qe te vendosim shkumen,ne menyre qe te pastrohet luga nga sheqeri.
Mbasi e kemi hequr shkumen dhe e shofim qe eshte bere si sherbet hedhim vargjet me portokalle.
I zhysim ne sherbet dhe e leme te marri vale, ne kohen qe merr vale te fillojme qe ti heqim shkumen perseri.
Ne duhet ta heqim nga zjarri mbas 15 - 20 minutave qe ka filluar te zieje.
Per diten e pare mjafton, do ta marrim diten tjeter dhe do ta ziejme deri sa te jete bere sherbeti I lidhur.
Do te marrim pak sherbet dhe do ta hedhim ne nje pjate likoje per te pare lidhjen e sherbetit.
Ne moment qe te duket qe sherbeti eshte I lidhur mire atehere do te hedhesh limonin ose limontosin
dhe do ta trazojme me shpejtesi dhe ta heqim nga zjarri menjehere se krijon shkume dhe na derdhet.
Pastaj do te veme erezat sipas deshires.
Kjo menyre berje garanton nje liko me ngjyre te shkelqyer ( del si ngjyre floriri )., dhe likoja del shume e shijshme .
Deshiroj qe t ju dali si kjo gjyre se ngjyra ka shume rendesi tek likoja.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...