Te pregatitesh vete nje pice ne shtepi, nuk eshte shume e veshtire, perkundrazi! Duhet pak kohe dhe mbi te gjitha pak perberes nga te cilet miell, uje, maja birre, vaj dhe kripe. Gjeja me e rendesishme eshte te fillohet pregatitja e brumit te pakten disa ore perpara se pica te futet ne furre. Ne kete menyre do te realizojme nje pice te holle si ne piceri, apo pak me te trashe si picat “al taglio”. Le te shohim se bashku se cilat jane hapat qe ndiqen.
Fillimisht, pregatisim brumin e pices duke situr miellin ne tavolinen ku do te punojme brumin dhe i hapim nje vrime ne mes ku do te hedhim te gjithe perberesit e tjere. Marrim dy ene te vogla qelqi; ne njeren hedhim nje gote uje te ngrohte, shtojme sheqerin, 2 kubamaja birre (ose maja te thate) dhe i perziejme me gishta derisa te shkrihen plotesisht, tek tjetra hedhim nje gote tjeter uje te vaket dhe shtojme kripen derisa edhe ajo te shkrije komplet. Ne fillim hedhim permbajtjen e enes se pare tek gropa qe hapem ne miell, shtojmevajin e ullirit, shtojme permbajtjen e enes se dyte dhe ne kete moment fillojme te punojme brumin ne menyre energjike me te dyja duart.
Mbajme gjithmone prane vetes pak miell dhe ujin e ngrohte te mbetur te cilet do ti shtojme here pas here derisa brumi te kete arritur trashesine e duhur; duhet te jete i bute dhe elastik. Vazhdojme ta punojme brumin me dore derisa te perftojme nje perberje te bute, por te qendrueshme (qe te mos ngjisi ne duar) me te cilen formojme nje sfere te madhe qe e vendosim ne nje tas te sperkatur me miell (duhet te kemi parasysh qe brumi do te dyfishoje vellimin e tij).
E mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte larg rrymave te ajrit, psh brenda ne furren e fikur. Duhen te pakten 1 ore e gjysme, apo edhe 2 ore qe brumi te dyfishoje vellimin e tij. Kur te kaloj kjo kohe, mund te vazhdojme me hapjen e brumit dhe pregatitjen e pices. Eshte me mire qe brumi te hapet me dore ne nje tavoline te lyer me miell, por nese kjo eshte e veshtire, atehere mund te perdorni fare mire okllaine.
Ne kete moment, mund ti veme cfare emri te deshirojme pices tone: Margerita (me domate, mocarela dhe borzilok), Romana (me domate, mocarela, acuge dhe rigon), Napoletana (me domate, mocarela, acuge, kaperi dhe rigon) etj. Ka nje shumellojshmeri te pafundme variantesh, mund te “hedhim” mbi pice cfare te duam dhe ne sasine qe duam! Zgjedhja eshte e jona!
*Keshille: Preferohet qe brumi per pica te punohet ne nje tavoline te paster dhe te pudrosur me miell, dhe jo ne nje tas te madh, pasi perberesit nuk lidhen edhe aq mire me njeri tjetrin. Por nese kjo eshte vertete e pamundur, mundohuni ta punoni sa me mire dhe sa me shume brumin me dore. Gjithashtu ne vend te formoni nje sfere te madhe, mund ta ndani brumin ne 4 sfera te vogla (varet se sa pica doni te pregatisni) te cilat i vendosni ne tasa te ndryshem, ku edhe do ti lini te fryhen.
No comments:
Post a Comment