Friday, 14 February 2014

Kek ( buke) me banane dhe karrota

Perbersit :

1 gote ose kupe me sheqer 
3 veze 
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
3 luge gjalp 
Arra, fara luledielli si brenda dhe jashte
6 banane te zeze, te qulleta
3 karrota te medha
Pak vanilje
Miell I situr mire ( perafersisht 2 kupa) Shikoni me sy trashesine
Sode buke e situr se bashku me miellin


Siper: 

4 luge a pse mascarpone
Pak qumesht half and half
Mjalte
Mix dhe ne frigorifer derisa te keni gati kekun! 


Ne fillim shkrihet gjalpi dhe lihet menjane te ftohet pak. Merren vezet nje e nga nje e I shtohen mases se sheqerit se bashku me vajin e ullirit dhe e perzieni derisa behet si krem I verdhe, I bukur, kremoz. Me pas I shtohet gjalpi dhe vazhdojme perzierjen per pak minuta, me pas shtohen bananet e bera pure me luge ose shtypese dore qe perdorni per pure patatesh dhe me pas karrotat e grira~ Vec, marrim nje ene te madhe, nje site e veme siper dhe hedhim miellin se bashku me soden dhe I sitim mire, megjth. Mielli dhe soda jane te shkrifta, sitja e ben me te bute kekun. Tek masa e njome shtojme vaniljen dhe ne fund bashkohen masat se bashku (e thata me te njomen). Nese masa ju del pak me e njome se c’menduat, shtojini pak me teper miell. Arrat dhe farat jane te fundit~ Merrni enen qe deshironi, lyejeni me gjalp ose spray, hidheni batter ( masen) dhe siper e dekoroni me me teper arra dhe fara. Piqet me 350F ( 190G) ne nje furre te ngrohur me pare~ Mos e hani asnjehere kekun pa u qetesuar ose ftohur mire~ Kete rradhe une perdora ene te madhe dhe te sheshte. E lashe te ftohej mire, e preva me thike terthorazi dhe I vura mbushjen ne mes! Del si tip sanduici! Per shijen nuk ju them shume sepse del mmmmmm.. mascarpone eshte I preferuari im keshtu qe mos me merrni opinion per te! 
Ca foto u moren ne dreke, ca ne darke dhe ca ne mengjes! … kur ke femije te vegjel, gjerat marrin kohe~ 

Ju befte mire~ 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...