Përfitimet nga qepa do të shpjegohen në vazhdim të këtij teksti, dhe pasi t'i lexoni këto jemi të bindur se do të jeni pishman që nuk e keni konsumuar edhe aq shpesh këtë produkt.
Është e mirë për sistemin kardiovaskular
Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Qepët mund të parandalojnë disa sëmundje të zemrës, të cilat kohen e fundit janë shumë të shpeshta.
E mirë për kockat dhe indet lidhëse
Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ndryshme. Pra, për këtë arsye përdoreni më shumë qepën e kuqe, pasi përbërësit e saj ndikojnë pozitivisht në indet lidhëse, për shkak se shumë komponentëve të indeve lidhëse, iu nevojitet squfur për t'u formuar.
Një anti-inflamator
Qepa e kuqe është e mirë në luftën kundër inflamacionit. Antioksidantët të cilët gjinden në të, luftojnë inflamacionin duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin tuaj. Kur keni një nivel më të ulët të acideve yndyrore të oksiduara, trupi prodhon më pak molekula që janë përgjegjëse për inflamacionin.
Mbron nga kanceri
Është dëshmuar se qepa e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si disa lloje kanceresh edhe kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Qepa zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të vezoreve. Konsumoni më shumë qepë, në qoftë se doni të mbroni veten në aspektin shëndetësor, shkruan Zëri.
Përfitimet e tjera nga qepa e kuqe
Qepa ka potencial për të përmirësuar bilancin e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale. Përveç squfurit edhe përbërësi flavonoid quercetin, i cili gjendet në qepën e kuqe, ka veti antibakteriale. Qepa e cila qëndron gjatë e copëtuar apo ekspozohet në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale. Andaj duhet këtë gjë ta keni parasysh dhe mos ta lini për një kohë të gjatë në temperaturë të lartë. Këto janë vetëm disa dobi që i kemi nga konsumimi i qepës së kuqe, por këto janë të mjaftueshme ta kuptoni sa e rëndësishme është dhe se ajo nuk duhet assesi të mungojë në menynë tuaj.
No comments:
Post a Comment