Tuesday 10 December 2013

Salcë ragu ( bolonjeze )

Raguja bolonjeze eshte nje lloj salce me baze mishi e tradites se Bolonjes e cila perdoret gjeresisht ne pregatitjen e lazanjave apo makaronave te ndryshme. Egzistojne shume menyra per ta gatuar, te gjitha teper te shijshme, por receten origjinale po iu a servirim me poshte, vertetuar nga Dhoma e Tregtise se Industrise Artizanale dhe Agrikultures ne Bolonja ne vitin 1982.
Perberesit per 4 persona :

  • 500 gr mish i grire lope
  • 250ml leng mishi
  • 1 karrote
  • 1 qepe mesatare
  • 1 dege selino
  • 30gr koncentrate domatesh
  • 1 gote qumesht me yndyre
  • 1 gote vere te kuqe
  • 50gr gjalp
  • 3 luge vaj ulliri
  • piper i zi
  • kripe
Fillojme me pregatitjen e raguse bolonjeze duke lare dhe qeruar qepen dhe karroten, i heqim fijet selinose dhe i presim te treja perimet shume holle.
Ne nje tigan te thelle, vendosim vajin e ulliri me gjalpin, dhe kur ky i fundit te kete shkrire plotesisht, shtojme perimet e mesiperme duke i lene te kaverdisen per pak minuta ne zjarr te avashem derisa te marrin ngjyre te arte.
Nderkohe, presim shume holle panceten (ose e kalojme ne mikser) te cilen ia shtojme perimeve dhe te njejten gje bejme edhe memishin e grire te lopes . E perziejme mire te gjithe masen dhe e leme ne zjarr te avashem derisa mishi te jete skuqur nga te gjitha anet duke e perziere here pas here (nevojiten rreth 30 minuta).
Pas kesaj, e shuajme perberjen me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje plotesisht. Shtojme ne kete moment koncentraten e domateve te shkrire ne pak leng mishi, e rregullojme ragune me pak kripe dhe piper dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet per rreth 1 ore e gjysme duke shtuar here pas here lengun e mishit te mbetur.
Ne momentin e fundit, shtojme edhe goten me qumesht duke e perziere, dhe kur perberja ta kete thithur qumeshtin dhe salca te jete relativisht e thate, do te thote qe raguja jone eshte gati. E rregullojme sipas deshires me kripe dhe piper dhe e perdorim per receten kryesore.
*Keshille: Raguja bolonjeze mund te shoqeroje shume pjata nga te cilat me kryesoret jane taljatelit bolonjeze dhe lazanjat.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...