Tuesday 10 December 2013

Receta per Salce tzatziki

Salca tzatziki është shumë e mirë për të shoqëruar pjatanca me mish e perime. Dhe jo më kot gjen një përdorim të gjerë në përgatitjen e sufllaqeve.
Eshte nje recete e lehte dhe per me teper behet shume e shijshme …
Përbërësit për Salca Tzatziki :
  • 2 gota kos grek ( ose salcë kosi)
  • 2 kastravec
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 lugë kopërr e grirë hollë
  • pak kripë
  • pak piper
  • gjysmë limoni

Përgatitja e Salces : 

Si fillim qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kullonjëse. I lemë kështu përreth gjysëm ore, në këtë mënyrë humbin ujin që kanë.
Më pas hedhim kosin në një grirës elektrik, shtojmë me radhë gjithë përbërësit e tjerë, fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprrën, pak kripë e pak piper. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit.
Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë.
E servirim salcën tzatziki për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...