Wednesday 11 December 2013

GESHTENJA / Disa nga vetite dhe vlerat e saj

Gështenja është një bimë mjaft e

 përhapur jo vetëm në Evropë 

por edhe në vendin tonë.

Falë përbërësve të saj përdorimi i

 gështenjës në mjekësinë

popullore është i njohur dhe 

mjaft i përhapur.

Kokrrat e 
gështenjës kanë vlerë

të lartë 
ushqyese e dietike. Ato 

përmbajnë rreth 40 për qind 

niseshte, kur janë të freskëta. 

Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e 

gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e 

stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera,

 duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mire në rastet e heqjes

 së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë, për të 

normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.

Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes 


dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira

 në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes 

(shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.


Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...