Wednesday 27 November 2013

Brokuli vetite dhe vlerat e tij

Çfare përmban brokuli? 
Brokoli është shumë i pasur me vitamina dhe minerale.

• Përmban vitamin A në formë të beta-karotenit.
• Një brokul e mesme përmban më shumë vitamin C sesa një portokal.
• Brokuli është burim i pasur i Vitaminës të grupit B si : B1, B2, B3, B5, B6 B9 (acid folik)
• Në përmbajtjen e brokulit është e pranishme edhe vitamina K
• Mineralet të cilat gjenden në sasi të madhe në brokuli janë: hekuri, kalciumi, kaliumi, magneziumi dhe zingu.
• Brokuli është i pasur edhe me fibra.

Përse të hamë brokuli ?

Brokuli u takon perimeve që e ruajnë shëndetin tonë dhe lufton shumë sëmundje siç janë:

• Sëmundjet e zemrës: Përveç antioksidanteve të përmendura më lart, brokuli ka përmbajtje të lartë ne fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajne zemrën te funksionoje siç duhet duke rregulluar-presionin e gjakut.
• Anemia: Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokuli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje të shkëlqyer për anemi. Tani, le të kemi një vështrim në të gjithë përbërësit e pranishëm në brokuli. Ata janë karbohidratet, omega-3 acidet yndyrore, proteina, vitamina A, B kompleks, C dhe E, beta-karotenet, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, kromi, kalium mangani, glucoraphanini, dindolylmethani, zeaxanthini, uji dhe fibrat.
• Kanceri: Brokuli eshte luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostates, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokuli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ajo heq estrogjenin, shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, dindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitamina C, vitamina A dhe-vitamina E, zinku, kaliumi dhe disa aminoacide, të cilat janë efikase kundër agjenteve kancerogjenë.
• Çrregullimet në stomak: Brokuli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime ne stomak. Fibrat formojne pjesën më te madhe te ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokuli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbusin barkun me uljen e inflamacionit.
• Efekt detoksikues: Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokulin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzemë dhe acarime, etj .
• Kujdesi i lekurës:Per mbajtjen e lëkurës tuaj të re dhe me shkëlqim merita i takon antioksidanteve si beta karoteni, vitaminës C dhe ndihmësave të tjerë si kompleksi i vitamines B, vitaminës E (vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkurës), vitamines A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm në brokuli.
• Kujdesi për sytë: Kryesisht Zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si, C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.
• Shendeti i kockave: Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, konsumimi i brokulit është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirur për osteoporozën, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.
• Imuniteti: Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër tek brokuli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e mineralet tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.
• Shtatzënia: Brokuli është ushqim thelbesor për shtatzanat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, anti-oksidant, detoksifikues, hekur, fosfor te cilët e bejnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokuli gjithashtu mban larg kapsllëkun i cili është shumë i zakonshem gjatë shtatëzënisë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...