Thursday 15 May 2014

Lëngu çudibërës nga shtogu që shëron shumë çrregullime

E quajnë bimë të egër por është shumë e shërueshme. Pos kësaj zbut simptomat e gripit dhe organeve të frymëmarrjes, përmirëson edhe oreksin. M'u për këtë, është me rëndësi që ta posedoni në barnatoren popullore.

Me siguri se janë të paktë ata që nuk kanë provuar lëngun nga shtogu. Disa dëshirojnë shijen e saj disa jo. Por, ajo që është e sigurt, është se gjethet e shtogut janë të pasura me vajra eterik. Fryti i saj përmban taninë, sheqer, acide të pemëve dhe vitamina C, ndërsa pjesët e tjera të saj janë të pasura me hekur, natrium dhe kalium.

Çaji nga shtogu është i mirë kundër etheve, sepse stimulon punën e gjëndrave të djersitjes. Nëse çajit të shtogut i shtohen edhe disa gjethe me kamomil, zbutin simptomat e gripit dhe pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes, e po ashtu ndihmon edhe të reuma. I popullarizuar është edhe shurupi nga shtogu, si dhe është freskues gjatë ditëve të ngrohta të verës. Shtogu lulëzon nga muaji maj deri në qershor, shkruan Kosova Sot.

Nëse vuani nga sistemi i dobët imun, atëherë ju sugjerojmë që t'i mblidhni shtatë apo tetë gjethe dhe t'i vloni me dy decilitra ujë dhe t'i lini për tetë minuta në zjarr. Çajin e ëmbëltoni me mjaltë dhe e konsumoni në gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...