Tuesday 28 October 2014

Krem pastiçerie i lehtë (pa vezë)

Edhe pse po mundoheni te kontrolloni kalorite qe konsumoni ne dite, kjo nuk do te thote qe te hiqni dore nga nje cope embelsire... aq me mire nese e pregatitur me krem pastiçerie. Pse? Sepse ne ju tregojme nje tjeter menyre per te pregatitur kremin e pastiçerise te lehte, pa veze dhe pa qumesht lope, por me qumesht soje.

Perberesit

  • 1l qumesht soje
  • 4 luge plot sheqer
  • 4 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • pak shafran indie ose nje maje luge shafran per ti dhene ngjyre
Ne nje tas perziejme miellin me sheqerin dhe dy filxhan qumesht te ngrohte derisa masa te rezultoje pa kokerriza.
Vendosim ne zjarr nje tenxhere me qumeshtin e mbetur te cilit i kemi shtuar vaniljen dhe lekuren e limonit. Sapo te arrije piken e vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme perberjen me qumesht, miell dhe sheqer duke e perziere shpesh.
E rivendosim serisht ne zjarr te ulet dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. Nese duam ti japim kremit tone nje ngjyre te bukur te verdhe, shtojme ne sekondat e fundit pak shafran te tretur ne nje filxhan kafe qumesht.
Eleminojme lekuren e limonit dhe e perdorim ne embelsira te ndryshme.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...