Tuesday 28 October 2014

Krem Nutela e bërë në shtëpi

Nese edhe ju (ashtu si une) nuk e çoni me shume se nje jave kavanozin e Nuteles, atehere jeni duke lexuar receten e duhur! Kombinimi i lajthive te pjekura me çokollaten e zeze te nje cilesie te mire, do tju japin nje variant jo vetem me te shendetshem te Nuteles, por edhe me te shijshem! Prandaj mos u ndjeni ne faj qe sa here te hapni frigoriferin te hani nga nje luge, te pakten e dini qe po konsumoni diçka te pregatitur nga duart tuaja!

Perberesit per nje kavanoz

  • 250gr lajthi natyrale te qeruara
  • 100gr çokollate te zeze te nje cilesi shume te mire (ose çokollate me qumesht per femijet), te grire
  • 2 luge kakao pluhur pa sheqer te nje cilesie shume te mire
  • 2 luge sheqer kaf (kane)
  • 1 luge mjalt shumelulesh
  • 1 luge gjalp te nje cilesi shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel vanilje
  • nje maje luge kripe
Parangrohim furren ne 150C.
I vendosim lajthite ne nje tave te shtruar me leter furre pa i mbivendosur me njera tjetren dhe i pjekim per rreth 20 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe te mos digjen. I heqim nga furra dhe i veme ne nje pecete te paster, i ferkojme mire me peceten per ti hequr lekuren e jashtme, por edhe nese ngel ndonje mos u shqetesoni: kjo nuk do te ndikoje ne shijen e Nuteles.
I hedhim lajthite e qeruara dhe te pjekura ne enen e mikserit elektrik dhe i grijme derisa te na formohet gjalpi i lajthive, mund te nevojiten deri ne 5 minuta. Shtojme gjalpin, sheqerin, vaniljen, kakaon pluhur dhe pak kripe. Vazhdojme perzierjen edhe per 2 minuta te tjera derisa e gjithe masa te homogjenizohet.
Shkrijme çokollaten e grire ne mikrovale dhe ja shtojme perberjes me siper bashke me mjaltin. Vazhdojme perzierjen edhe per 5 minuta te tjera derisa kremi te jete plotesisht i bute dhe pa asnje kokerriz te voegl lajthie apo çokollate.
Nutela e bere ne shtepi mund te jete pak e holle, por kini parasysh qe do te trashet nderkohe qe ftohet.
E ruajme ne frigorifer ne nje kavanoz hermetik per maksimumi 1 jave.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...