Thursday 29 May 2014

Klafuti (Clafoutis) me qershi

Perberesit per 6 persona :

  • 400-500gr qershi te embla
  • 180ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
  • 65gr miell
  • 60gr sheqer (mund ta rrisni sasine deri ne 100gr nese e doni me te embel)
  • 2 veze te medha
  • 2 luge gjalp + per te lyer taven
  • 1 pako te vogel vanilje
  • sheqer pluhur per sperkatje
  • pak kripe

Udhëzimet :


  1. Lajme si fillim qershite nen uje te rrjedhshem, i thajme me nje pecete te paster dhe i heqim me kujdes berthamat.
  2. Ne nje tigan, shkrijme nje luge gjalp dhe kaverdisim per 1-2 minuta ne zjarr te ulet qershite derisa te avulloje i gjithe lengu qe mund te kene leshuar. I sperkasim me 1 luge sheqer dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 1 minute tjeter duke i perziere gjate te gjithe kohes.
  3. Lyejme nje tave me gjalp, e sperkasim me pak sheqer dhe hedhim qershite e kaverdisura nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e brumit.
  4. Rrahim ne nje ene vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme vaniljen, miellin, qumeshtin, 1 luge gjalp te shkrire dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 1 minute. E hedhim brumin ne taven ku kemi vendosur qershite dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 40-45 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.
  5. E nxjerrim embelsiren nga furra, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte. Mund ta shoqerojme gjithashtu me pak pana te rrahur per embelsira, akullore me vanilje apo pak kos grek me sheqer.
  6. E ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
  7. *Keshille: Nese embelsiren nuk do t’ia servirni femijeve, mund ti shtoni brumit edhe 2 luge konjak, rum apo liker qershie. Gjithashtu mund te zevendesoni gjysmen e qumeshtit me pana te lengshme per embelsira; ne kete rast embelsira do te rezultoje me kalorike.


  8. Shërbehet për:  6 persona                                            
       
    Koha: 55 min

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...