Thursday 30 January 2014

Torte Jaffa


Përbërësit për petën:

220 gr miell
110 gr margarin
50 gr sheqer pluhur
1 e kuqe e vezës
lëvorja e një portokalli
pak kripë
pak pluhur per pjekurina


Përbërësit për fillin me qokoladë:

600 ml qumësht
2 pudinga qokolade
6 lugë sheqer
50 gr qokoladë e zezë
50 gr margarin


Përbërësit për glazurën me portokall:
300 ml lëng portokalli
2 lugë sheqer
3 lugë nisheste

Përgatitja:

Përziejmë miellin,sheqerin pluhur,kripën dhe lëvoren e portokallit.Margarinën e coptojmë në copë të vogla dhe ia shtojmë brumit.E mbështjellim me foli (plastike) dhe e lejmë në frigorifer 30 minuta.
Pas 15 minutave e marrim brumin dhe e qesim në tepsi të lyer me yndyrë ,e shpojmë me pirun dhe e shtijmë në furrë të piqet rreth 15 minuta në temperaturë 170*C.
Deri sa të ftohet përgatisim fillin.
Pudingun dhe sheqerin i përziejmë me pak qumësht,ndersa qumështin tjetër e qesim të vlojë .Kur vlon qumështi atë her e qesim pudingun dhe e ziejmë si qdo puding tjetër.E largojmë nga zjarri dhe i qesim qokoladën dhe margarinën.Këtë masë e qesim mbi torten e pjekur,e lejmë të ftohet pak pastaj e shtijmë në frigorifer.
Deri sa të ftohet përgatisim glazurën.Sheqerin dhe nishesten e përziejmë me pak lëng portokalli,ndersa pjesën tjetër të lëngut e qesim të vlojë.Kur të vlojë lëngu e qesim nishesten dhe e ziejmë deri të trashet.Këtë masë e qesim mbi masën me qokoladë e lejmë të ftohet pastaj e shtijmë në frigorifer qe të forcohet glazura.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...