Friday 10 January 2014

Kosi, ilaçi i ri kunder hipertensionit

I njohim tashme te mirat qe sjell kosi për osteoporozën dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kohet e fundit, kërkuesit amerikane rekomandojnë konsumimin e një sasie me te madhe nga ky produkt për te parandaluar hipertensionin.

Duhet thënë se ne te gjithë boten rastet me hipertension arterial janë shtuar mjaft. Ata qe vuajnë janë tre here me te ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe infarkteve.
Studiuesit e Universitetit te Minnesota-s, kane studiuar ushqimin e 2000 vullnetareve.
Me pas ata përcaktuan sasinë e kalorive qe iu duhet personave çdo dite për te mos pasur probleme. 
Rreth 120gr kos ne dite, qe përmban 40-50 kalori ulte me 31% rrezikun për hipertension.

Sekreti i kosit është tek kalciumi.
Ai ka aftësinë te ngushtoje enët e gjakut dhe te beje një shpërndarje me te mire me një presion me te ulet. Kujtojmë se studime te mëparshme kane zbuluar se pak çokollate e zeze apo çaj jeshil mund te ndihmonte gjithashtu ne uljen e hipertensionit.

Për te zvogëluar rreziqet ne menytë tona duhet te gjenden edhe disa lloje peshqish: salmoni, sardelet, harenga, trofta, etj, te pasura këto me Omega 3 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...