Thursday 16 January 2014

Kavurme - Receta + Fotografi

Kavurmja është gjellë e shijshme, e ngjajshme me jahninë cila pregatitet zakonisht ne stinen dimërore.

Përbërësit

  • 500 gr mish viçi
  • 2 kg qepë
  • 200 gr gjalpë ose 1dl. Vaj
  • 1 lug gjelleje kripë
  • 5 – 6 krerë hudhër
  • 1 lug gjelle biber të kuq
  • 1 lugë reçeli biber të zi
  • 1-2 lugë gjelleje uthull

Qepët i grijmë dhe i kavërdisim afër gjysmë ore me 1 lugë kripë duke i perzier pandërpre që të mos nxhiten për tengjere, pastaj ua shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq dhe 2 gota ujë dhe i zijmë në temperaturë të ulët 1 orë. Krerët e hudhrës i lajmë mirë dhe ashtu si janë pa i ndarë në thelba, ua shtojmë qepëve tash ma të ziera dhe të shterura. Kavurmën me hudhra e zimjë edhe gjysmë ore, ia shtojmë uthullën, biberin e zi dhe e largoimë nga zjarri. Kavurmja servohet e nxehtë ne kombinim me pire , pilaf, patate te skuqura dhe turshi.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...