Tuesday 17 December 2013

Tortë kinder buono

Perbersit :
  • 200 gr lajthi të coptuara
  • 10 të bardha vezësh
  • 15 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë uthull molle
  • 100 gr nutella ose tjeter lloj krem qokolade
    Përbërësit për fillin:
    • 1.5l qumësht
    • 10 ugë gjelle miell
    • 10 të kuqtë e vezëve
    • 10 lugë sheqer
    • 1 kese puding vanilje
    • 250 gr margarin
    • 3 kese vanil sheqer
    • 100 gr qokoladë kuzhine
    Nevojiten edhe:
    • 100 gr qokoladë
    • 50 gr margarin
    • 5-6 lugë qumësht
    • 3 kese shllag
    • pak lajthi të bluara
    Fillimisht tepsinë e shtrojmë me letër të yndyrshme dhe mbi të shpërndajmë lajthitë e coptuara. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer dhe i shtojmë uthullën vazhdojmë rrahjen deri të trashen mirë. I qesim mbi lajthi dhe e pjekim në temperaturë 150*C rreth 1 orë.
    Kur të piqet e e kthejmë në një tepsi tjetër dhe i heqim letrën. E lyejmë me nutella apo tjetër lloj krem qokolade.
    Vlojmë qumështin dhe në të ziejmë si pudinga përzierjen prej sheqeri, të kuqt e vezëve (të rrahura më parë) pudingut dhe miellit. Perziejmë mirë që mos të mbetet kokrra. Kur të trashet e largojmë nga zjarri dhe e ftohim. Ia qesim margarinën e rrahur me mikser dhe vanill sheqer. E përziejmë mirë dhe e ndajmë në dy pjesë.
    Njërës pjesë i shtojmë qokoladën. Mbi petën e pjekur qesim nga një lugë nga filli i verdhë dhe një lugë nga filli i kaftë në mënyrë që të krijohet si tabelë shahu.
    Shkrijmë qokoladën dhe e qesim mbi fillin qe te mbushen zbrazëtirat ndërmjet filleve të kaftë dhe të verdhë.
    Permbi këtë i qesim 3 qese shllag të rrahura me qumësht, mbi shllag qesim lajthi të bluara.

    No comments:

    Post a Comment

    Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...