Thursday 28 November 2013

Përse nuk dobësoheni? Ekzistojnë 7 arsye për këtë

Disa shprehi në dukje shumë të zakonshme ju ndalojnë të keni figurë të përkryer dhe kilet e dëshiruara. Nëse i ‘shmangni’ këto shtatë shprehi të këqija, gjërat sigurisht do të shkojnë më kollaj.
Deri sa jeni në dietë, qeraseni veten dhe relaksohuni ndonjëherë – por këtë mos e bëni shpesh.

Piruni, luga, thika

Sa do të hani varet nga ‘pajisjet ndihmëse’ që do të zgjidhni.
Studimet më të reja kanë treguar që nëse hidhni ushqimin në pjatë me kapëse për ushqim – do të hani 30 për qind më pak.
E bashkë me këtë edhe kilet do ti hiqni më lehtë.

Jeni duke pirë shumë, e edhe pijet numërohen

Llogaritni edhe ‘kaloritë e lëngjeve’. Nëse pini pije të gazuara, lëngje të ëmbla- kjo është si të keni ngrënë një shujtë.
-Më së mirë është që vazhdimisht të pini vetëm ujë nëse dëshironi të dobësoheni- ka thënë Felicija Stoler, dietologe
Alkooli gjithashtu nuk rekomandohet, tash vetvetiu, ndërsa shpesh me verë apo birrë, hamë kalori të panevojshme

Jogurt i ëmbëlsuar së tepërmi

Shumica e jogurtëve, si dhe sendet që në përshtypje të parë kishit thënë që janë të shëndetshme- janë të mbushura me fruktozë
Por për dallim nga ëmbëlsirat tjera, ky trurit nuk i jep sinjal që jeni ngirë, dhe kështu hani më shumë se që keni nevojë.

Skuadra e preferuar është duke humbur

Ka shanse të mëdha që të filloni të hani shumë, bile më shumë se sa keni planifikuar, nëse shikoni një ndeshje në të cilën është duke humbur skuadra juaj
Ky është rezultat i një studimi francez nga viti 2013

Shumë drithëra

Për mëngjes duhet të hani një porcion drithërash (musli)- kjo është një e dyta të tretat e filxhanit, e jo një pjatë të cilën e stërmbushni me qumësht apo jogurt. Edhe nga ky lloj i mëngjesit mund të keni ndalim të humbjes së kilogramëve.

Sendet ushqimore të ndaluara

Më të mirat janë dietat ‘e përziera’ të cilat nuk përjashtojnë asnjë grup ushqimor. Nëse vetes ia ndaloni karbohidratet, kur t’i konsumoni herën tjetër me siguri që do të hani deri sa të ngopeni.

Porosisni nga menyja

Mendoni që është mjaftueshëm të largoni patatet e fërguara nga porcioni i restorantit. Gaboheni.
Porcionet e restoranteve janë shumë më të mëdha nga ajo që ju nevojitet juve për t’u dobësuar, dhe kështu më parë vendosni për gjysmë porcioni kur jeni jashtë shtëpisë.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...