Thursday 28 November 2013

Si të zbardhni ngjyrën e qimeve mbi buzë

Është shumë thjeshtë që të bëni zgjidhje për qimet mbi buzë, edhe atëherë kur vetëm dëshironi që t’i zbardhoni, dhe të mos i hiqni në tërësi. Nëse nuk jeni të sigurtë se a të përdorni ndonjë produkt të gatshëm për këtë problem, mund të filloni me disa zgjidhje të thjesha dhe natyrale.
Preparatet natyrale
Ekzistojnë shumë mënyra për zbardhje, mirëpo jo të gjitha japin rezultate të shpejta, siç do të dëshironit ju. Vendosni me vatë Çaj të zi me pak lëng limoni të freksët në sipërfaqen mbi buzë, pritni derisa të thahet dhe pastaj pastrojeni. Preparatet tjera natyrale me të cilat mund të arrini rezultatet e duhura janë rriskat e domates apo papaja e pasuar. Të dyja vendosini në lëkurë dhe prisni disa minuta.
 Lëngu i limonit
Njëra nga format më të shpeshta për të zgjidhur këtë problem është shfrytëzimi i lëngut të limonit. Më e thjeshta është që ta përzieni me mjaltë. Lajeni tretësirën nga fytyra juaj pas 15-20 minutash.
 Peroksid-hidrogjeni
Kur dëshironi rezultate më të mira, peroksid-hidrogjeni është zgjidhja më e mirë. Mund të bleni 6% tretësirë në cilëndo barnatore, si dhe mund edhe ta përzieni me disa pika amoniak, për efekt më të madh (rreth 9 pika amonjak për çdo gjysëm grami). Pasiqë ta vendosni tretësirën, bëjeni një test të lëkurës, para se ta shtrini në tërë lëkurën mbi buzë. Lëreni tretësirën të veprojë për 20-30 minuta, dhe pastaj lajeni mirë lëkurën. Mos e përsërisni këtë veprim më shumë se një herë në ditë, sepse peroksid-hidrogjeni than lëkurën nëse e përdorni shumë shpesh.
Nëse thjesht nuk keni kohë të mësoni se si mund të zbardhni qimet mbi buzë në mënyrë natyrale, apo nuk keni përbërësit e duhur afër vetes, mund të provoni ndonjë nga produktet të cilat janë edhe më të forta se peroksid hidrogjenu. Vetëmse kushtoni vëmendje që të mos e tejkaloni kohën e duhur që preparati të veprojë, e ajo është e shënuar në paketimin e të gjitha kosmetikave për zbardhim. Thjesht përsëriteni këtë ditën tjetër, nëse nuk jeni të kënaqura në tërësi me rezultatet.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...