Friday 28 February 2014

Keshille per zbardhjen e dhembeve

Keshille per zbardhjen e dhembeve 

Të zbardhësh dhëmbët me gjethe dafinë
Dhëmbët mund të zbardhen në qoftë se ju përdorni gjethe dafine me lëkurën e tharë të portokallit.

Në një enë hidhni disa fletë dafinë dhe lëkura portokalli të thara dhe shtoni pak ujë. Lërini në ujë për një natë dhe me lëngun e përftuar lyeni dhëmbët dhe lëreni të veprojë për 4 minuta. Në fund lajini dhëmbët me pastë.

Per me shume keshilla per shendetin ju ftojme ne https://www.facebook.com/Tryeza.org 

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

26 mrekullite e mjaltit

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për

15-20 ditë ajo do të shërohet.
14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar
17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
19. Nëse me mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.
21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë do të vërehet përmirësimi.
22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.
Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. ”
24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
25. Mjalti i bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.


Per me shume keshilla ju ftojme ne : https://www.facebook.com/gatuaj
                                                         https://www.facebook.com/Tryeza.org

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Ballokume Elbasani

Kjo recete gatimi eshte embelsire karakteristike e zones se Elbasanit. Ballokume gatuhet kryesisht ne diten e veres ne 14 mars

PERBERESIT:
1 kg miell misri
100 gr miell gruri
8 veze
400 gr gjalpe
50 ml qumesht
1 kg sheqer

PERGATITJA:
Ballokumet do te pergatiten ne kete menyre:

Tretim gjalpin ne nje tenxhere dhe me pas e bashkojme me sheqerin duke e rrahur derisa te formoje nje shkume te bardhe.

Ne nje tas, perziejme vezet e plota me qumeshtin dhe me pas i bashkojme me gjalpin duke rrahur vazhdimisht. bashkojme te dy llojet e miellit me masen e mesiperme dhe vazhdojme te rrahim me pirun.
Leme brumin e ballokumeve te pushoje perreth 20' Nese pas kesaj kohe

brumi na duket i qullet do ta punojme perseri duke shtuar dhe pakez miell.

Ndajme brumin ne rrathe me madhesi mesatare, i shtypim me dore dhe i vendosim ne enen e pjekjes.

Ballokumet, preferohet te piqen ne ene bakri ose qelqi. Pjekja do te behet ne furre te parangrohur ne temperature 170 °. Ju befte mire!

Tuesday 25 February 2014

Lëngu i limonit dhe i portokallit parandalon gurët në veshka

Gurët në veshka krijohen si pasojë e mungesës në sasi të mjaftueshme të lëndëve që parandalojnë krijimin e gurëve në urinë dhe nga pasurimi i urinës me kripëra që i formojnë ato.
Ato shkaktojnë me dhimbje, gjak në urinë, infeksione të rrugëve urinare, temperaturë, përzierje dhe të vjella. Tek meshkujt shfaqen 3 herë më shumë se tek femrat dhe një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre është ushqyerja e pamjaftueshme dhe moskonsumimi i lëngjeve.

Konsumimi i lëngjeve minimizon mundësinë e krijimit të gurëve në veshka. Lëngu i limonit dhe i portokallit ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të gurëve në veshka për shkak të acidit nitrik që përmban. Ndërsa produktet e pasura me proteinë dhe kripë rrisin mundësinë e krijimit të gurëve.
Edhe ilaçet janë një faktor tjetër ndikues në shfaqjen e gurëve në veshka. Disa ilaçe që përmbajnë kalcium dhe sodium në kurimin e hipertensionit, rrisin mundësinë e krijimit të gurëve. Ndërsa ilaçet shkarkues të urinës në disa raste rrisin rrezikun e krijimit të gurëve e në disa raste të tjera e minimizojnë atë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Peshk salmon në zgarë me salcë mango dhe avokado

Receta qe po iu paraqesim sot, perben nje pjate shume te veçante, e cila kombinon shijen e peshkut salmon te pasur me omega 3, dhe vitaminat C, fibrat dhe antioksidantet te gjendura ne salcen e frutave. Kjo pjate e dyte i pershtatet sidomos personave qe duan te humbasin kilet e teperta, por ne te njejten kohe te ushqehen shendetshem.

Perberesit

…per salmonin
  • 4 fileto peshku salmon
  • 50ml vaj misri
  • 2 luge salce soje
  • 1 luge te vogel salce pikante (Sriracha)
  • 1/2 luge xhenxhefil pluhur
  • 1 thelpi hudher te grire holle
…per salcen me mango dhe avokado
  • 1 mango e prere ne kubik te vegjel
  • 1 avokado e prere ne kubik te vegjel
  • 1 domate e prere ne kubik te vegjel
  • 1 qepe e njome e prere holle
  • 1 qepe e vogel e kuqe e prere holle
  • 2 luge vaj misri
  • lengun e 1 limoni
  • pak menderz
  • kripe
  • piper
Marinojme fillimisht salmonin per 2-4 ore duke hedhur te gjithe perberesit, pra filetot e peshkut, vajin e misrit, salcen e sojes, salcen pikante, xhenxhefilin dhe hudhren e grire holle ne nje tas te madh dhe e perziejme shpesh. Pasi te kete kaluar kjo kohe, heqim lengun e tepert nga filetot dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj misri per rreth 5 minuta, apo derisa peshku te shkeputet lehte nga zgara. Pregatisim salcen me fruta duke vendosur te gjithe perberesit ne nje ene dhe duke i lene ne nje vend te fresket per rreth 1 ore. I shoqerojme filetot e salmonit me salcen e frutave dhe ne vend te bukes mund te perdorim sipas deshires pilaf ose kus kus.

Monday 24 February 2014

Tortë me arra dhe keksa

Një kombinim i bukur, për tortë një shumë të shijshme me dy krema njëkohësishtë. Njëri krem përbëhet nga arrat dhe të verdhat e vezës ndërsa kremi tjetër me sempre keksa dhe shtalpë ndërsa në mes të dy kremave është një shtresë e hollë nga arrat dhe kakao.

Përbërësit

Pandispanja:

  • 12 të bardhë të vezës
  • 16 lugë sheqer
  • 16 lugë arra të bluara
  • 8 lugë kakao
  • 4 lugë miell
  • 1 pluhur për pjekje (pecivë)
  • 100gr çokollatë

Kremi:

  • 12 të verdhë të vezës
  • 500ml qumësht
  • 12 lugë sheqer
  • 6 lugë niseshte
  • 250gr margarinë
  • 100gr sheqer pluhur
  • 12 lugë arra të bluara
  • 200gr shtalpë (krem pana)
  • 150gr keksa të bluar sempre
Përzihen të bardhat e vezës me sheqer derisa sheqeri të shkrihet dhe të fitohet një masë e trashë nga të bardhat e vezëve. Dalëngadalë ia shtojmë arrat, miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Nxehet furra në 200grade celsius dhe nga kjo masë pjeket një shtresë në tepsi përafërsisht 25 x 25cm per 15min. E shkrijmë çokollatën me 3 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj dhe pasi të ftohet pandispanja e lyejmë atë.
(Kremi i parë) Përziejmë të verdhat e vezës, qumështin, niseshten dhe sheqerin dhe e vendosim të vloj në zjarrë të ulët. Pasiqë të zihet kjo masë dhe të trashet i shtohen arrat e bluara. Përzihet margarina me sheqer pluhur ngadalë dhe ia shtojmë kremit të ftohur.
(Kremi i dytë) Përziejmë shtalpën ose krem pana, ndajmë 3 lugë dhe ia shtojmë kremit me arra (kremit të parë) ndërsa pjesës tjetër të mbetur ia shtojmë keksat e bluar dhe i lëmë që të qëndrojnë 10min.
Pandispanja e pjekur ndahet në tri pjesë. Shtrohet pjesa e parë dhe i qitet kremi i parë me të bardhë të vezës pastaj kremi i dytë me të verdhë të vezës pastaj pjesa tjetër e pandispanjës pastaj prapë kremin e parë me të bardhë të vezes pastaj kremin e dytë me të verdhë të vezës dhe pastaj pjesën e tretë të pandispanjës e vendosim mbi krem. Nëse mbetet krem atëherë torta lyhet anash dhe dekorohet sipas dëshires.

Ju bëftë mirë.

Sunday 23 February 2014

Deshironi lekure te paster, pa akne, jo te irrituar dhe mbi te gjitha te bukur ?

Deshironi lekure te paster, pa akne, jo te irrituar dhe mbi te gjitha te bukur ? 

Ju prezantojme nje super maske:

Perbersit:


1/2 e bananes
1 luge caji mjalte
1 luge caji leng limoni te fresket

Perziejini mire keta perbersit edhe vendosini ne fytyre per 15-20 minuta.Bejeni njehere ne jave per 2 muaj rresht.

Kjo maske eshte shume e mire per fytyren pasi te tre perbersit kane veti kuruese Banania(e pasur me vitamina A ,D dhe E .largon qelizat e vdekura), Mjalti(antibaktreial), Limoni(dipigmentues)

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Lista e nje dite te shendetshme!




1-Pini shume uje!

2-Hani fruta ose perime ne cdo vakt!

3-Mundohuni te flini 8 ore!

4-Vraponi,kerceni ose thjesht ecni !

5-Evitoni fast foodet!

6-Kushtojini vetes rendesi duke bere ndonje maske per fytren floket ose trupin.

7-Largohuni nga veset e keqija si :duhan dhe alkool.

8-Ushqehuni shendetshem

8-Dhe ne fund BUZEQESHNIi!

SHPERNDAJE 

Xhenxhefili – mëlmesë dhe ilaç

Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.

Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

Ndikimi çudibërës
Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin, nxit djersitjen e madhe, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

Terapia me xhenxhefil kthen energjinë
Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe

toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

Mëlmesë aromatike
Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare. Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë në veçanti vjen në shprehje gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella. Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin. Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B. Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.

Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla.
Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira. Në disa vende nga ai e përpunojnë pastën me xhenxhefil, e ashtuquajtur buka e xhenxhefilit, ndërsa anglezët e preferojnë pijen e xhenxhefilit, të ashtuquajturën ginger beer.
Interesante është që gjatë kohës së ndalimit të alkoolit në SHBA janë pirë lloje të ndryshme të pijeve të xhenxhefilit siç janë Gingerale ose Gingerbeer të cilat nuk është dashur të përmbajnë më shumë se 0,5 për qind alkool.

Pija e xhenxhefilit është joalkoolike, ndërsa përmban rrënjën e xhenxhefilit, limon, ujë, sheqer dhe limon të athët. Përdorimin më të gjerë e ka në bërjen e koktejeve. Dallohet ginge beer e cila mund të ketë shtesë të alkoolit, dhe gingerale që është më e ëmbël dhe ka shije më pak intensive të xhenxhefilit.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Sallam Çokollate

Përbërësit

  • 150 g sheqer
  • 3 të verdha veze
  • 80 g gjalpë
  • 4 lugë kakao e hidhur
  • 200 g biskota “digestive”

Hedhim në gotën e mikserit sheqerin, të verdhat e vezëve, gjalpin e shkrirë e kakaon dhe i përziejmë. Shtojmë biskotat dhe vazhdojmë përzierjen derisa të bëhet brumë i ngjeshur, ku biskotat të mos humbasin fare, por vetëm të jenë grirë trashë. Hedhim brumin mbi tryezë për t’i dhënë formën e sallamit. E mbështjellim me letër varaku dhe e lëmë në frigorifer të paktën një natë.






















Saturday 22 February 2014

Pispili me dhalle - Receta + Fotografi

Tituj alternative te recetes per regjionin e Kosoves (Leqenik me presh).

Perberesit

  • Gjysem kg.miell misri
  • 1 kg presh (prasa) te zjerre
  • 200 gr djathe ose gjize
  • 2-3 veze
  • 3-4 luge kos (qe ia hedhim preshve)
  • dhe 2-3 filxhane caji kos qe ia hedhim persiper
  • 3-4 luge vaj ulliri (sipas deshires)


    Lyejme tepsine me vaj dhe shtrojme nje shtrese mesatare me miell misri,hedhim perberjen presh-gjize-veze-kos,pastaj shtrojme nje shtrese tjeter miell misri,me pas kosin ne te gjith siperfaqen e tepsise,ne fund 3-4 luge vaj ulliri dhe e veme te piqet ne 200 grade.

Friday 21 February 2014

Pesë hapa për të mposhtur lodhjen

Filxhani i dytë i kafesë nuk është zgjidhja e vetme për të mposhtur lodhjen. Duke ndryshuar disa gjëra në rutinën tuaj ditore, ju mund të ndjeheni më të kthjellët – dhe pozitiv – gjatë gjithë ditës.




Zgjidhni mëngjesin e duhur

Duke e ngarkuar veten me ushqime të shpejta me pak vlera kalorike, është një mënyrë jo e shëndetshme për të ulur nivelet e energjisë. Fillojeni ditën duke ngrënë një mëngjes të shëndetshëm të pasur me fibra, karbohidrate, dhe proteina, për të mbushur organizmin me karburant dhe për të shmangur atë krizën e mëngjesit të vonshëm

Gjeni kohë për t’u stërvitur

Të gjesh kohë për stërvitje gjatë një dite të ngarkuar mund të duket e pamundshme, por rritja e nivelit të endorfinave dhe dhënia energji trupit tuaj përmes lëvizjeve është një prej mbrojtjeve më të mira kundër lodhjes. Dhe qoftë gjëja e parë në mëngjes, gjatë drekës, ose pas punës, stërvitjet e vazhdueshme mund t’u ndihmojnë të gjumë më të thellë dhe të zgjoheni më të kthjellët.

Lëngje, lëngje, lëngje

Të qenit i hidratuar është një prej mënyrave kyçe për të pasur një tretje të shëndetshme, lëkurë shkëlqyese dhe për të luftuar lodhjen. Ju mund të befasoheni kur mësoni se të qenit i lodhur është një prej shenjave të para të dehidrimit, andaj mbajeni ujin me veti kurdo që jeni në lëvizje.

Jepni vetes pushime të shkurtra

Madje edhe një ecje prej pesë minutash në ajrin e freskët dhe në dritë natyrale mund të përmirësojë edhe energjinë edhe humorin tuaj. Nëse jeni aq të dërmuar sa nuk mund të dilni nga zyra, bëni ca
shtrirje muskujsh në tavolinën tuaj, të cilat lehtësojnë stresin nga shpatullat, qafa, shpina dhe duart, për të ndihmuar të qëndroni të fokusuar.


Fikni pajisjet elektronike para gjumit

Është e qartë se gjumi i mjaftueshëm çdo natë e mban trupin tuaj të funksionojë në potencialin maksimal. Por nëse vazhdoni t’i mbani pajisjet tuaja elektronike të ndezura derisa bëni gjumë, kjo mund të çrregullojë shprehitë tuaja të gjumit dhe gjendjen tuaj në mëngjes. Më e mira është të fikni gjithçka 20 minuta para se të shkoni në shtrat, për t’i lejuar trupit kohë të adaptohet në mënyrë natyrale dhe të bie në gjumë të thellë. 

Dieta që na mbron nga tumoret

Dieta në vazhdim është një këshillë e “American Cancer Society” për reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga tumoret. Kjo dietë është e sugjeruar nga mjekët amerikanë, ndihmon edhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe në përgjithësi regjimit për një shëndet më të mirë.
Ka vite që përsëritim se një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i duhur fizik na mbrojnë nga shumë lloje tumoresh. Por me kalimin e kohës, këshillat e marra dhe sugjerimet nga studimet e shumta, njëra më kontradiktore se tjetra, më shumë na kanë ngatërruar se sa na kanë qartësuar. Për të bërë diferencën na ndihmon guida e “American Cancer Society”, e publikuar kohë më parë në “Cancer Journal for Clinicians”. Në këtë publikim, ekspertët pas një pune përmbledhëse të literaturës shkencore u përgjigjen edhe pyetjeve më të shpeshta për ushqimet, pijet, substancat apo regjimet ushqimore mbi të cilat kemi pasur shumë dyshime në këto vite: për shembull ushqimet bio apo pijet e gazuara.

Udhëzimet
Aktualisht në guidën amerikane janë edhe rekomandimet e përgjithshme, mes të cilave: ndjekja e një diete të shëndetshme që bazohet te perimet, të zgjedhësh drithëra jo të përpunuara, konsumimi i mishit të kuq dhe aktiviteti fizik. Për t’i bërë më praktike këto këshilla, ekspertët janë bazuar shumë te numrat. Duke filluar nga 50-100k/kal në ditë, në mënyrë që të parandalohet shtimi në peshë. Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, është një nga mjetet më të rëndësishme për të
reduktuar rrezikun e tumoreve. Të paktën 150 minuta në javë duhet t’i kushtoheni aktivitetit fizik me intensitet të moderuar për çdo të rritur me peshë normale. Akoma shifra të rëndësishme: 5 porcione frutash dhe perimesh në ditë janë gjithashtu të rëndësishme për reduktimin e tumoreve.
Çfarë të pimë?

Dy gota me madhësi mesatare maksimumi për burrat dhe një për gratë janë njësitë e lejuara për pijet alkoolike sipas mjekëve. Limiti i sugjeruar merr parasysh efektet pozitive në sistemin kardiovaskular, si pasojë e konsumit të ulët të alkoolit, sepse nëse do të ishte vetëm për parandalimin e tumoreve, do të ishte më mirë të mos futej alkool në gojë. Këto janë vetëm rekomandimet e përgjithshme, po në guidë përmenden edhe faktorë që lidhen me dietën dhe aktivitetin fizik, të lidhura sa më fort me rrezikun për disa lloje tumoresh dhe që mund të kenë një domethënie më të madhe, sidomos për ata që kanë një lloj familjariteti me këto lloj sëmundjesh. Mes këtyre këshillave më specifike, përveç kontrollit të peshës, një aktiviteti fizik të përshtatshëm dhe një konsumi të mirë të frutave dhe perimeve gjenden edhe këshilla më pak të njohura nga të gjithë ne. Për shembull, për të reduktuar rrezikun e tumoreve të prostatës (tumori më i përhapur mes meshkujve) shtohet në veçanti edhe kufizimi i kalciumit dhe fakti që të mos kalohet me ushqime dhe pije sasia e rekomanduar për këtë element. Për të reduktuar rrezikun e tumorit të gjirit (më i shpeshti mes tumoreve që prekin femrat) i jepet shumë rëndësi edhe reduktimit të pijeve alkoolike. Po ashtu duhet thënë se faktori më i rëndësishëm duket se është konsumi i përgjithshëm i alkoolit dhe jo lloji i pijes alkoolike që konsumohet.
Mishi i kuq

Për të reduktuar rrezikun e tumoreve në zorrën e trashë, theksi vihet mbi të gjitha te rëndësia për të kufizuar konsumin e mishit të kuq të përpunuar dhe alkoolit, te zgjedhja e drithërave integrale, të mos zbresësh nën nivelin e rekomanduar të kalciumit dhe të sigurosh nivele të mjaftueshme të vitaminës D. Për të reduktuar rrezikun e tumorit në stomak, nënvizohet në veçanti zvogëlimi i konsumit të kripës, turshive dhe mishrave të përpunuar, ndërsa për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri në ezofag, në veçanti rekomandohet kufizimi i alkoolit (dhe aq më tepër i duhanit) dhe ushqimeve tepër të nxehta. “Në çdo rast, edhe pse dieta për reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga tumoret është në një linjë me atë të sugjeruar për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe në përgjithësi për një shëndet më të mirë, e rëndësishme është të mos vendosim se çfarë duam të parandalojmë, por çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar stilin tonë të jetesës”, tregojnë mjekët. 

Rolè me arra dhe krem kafe

Receta e kesaj embelsire eshte relativisht e thjesht per tu realizuar dhe rezultati do te jete teper i shijshem e skenografik. Mund te sherbeje per te mbyllur per shembull menúne e nje darke mes miqsh apo festive.

Perberesit per nje rolè

…per pandispanjen
  • 100gr miell
  • 100gr arra te qeruara dhe te reduktuara ne miell me ndihmen e mikserit
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 4 veze
  • 1 luge te vogel plot pluhur pjekes
  • pak vanilje
  • 30gr vaj ulliri ose gjalp te shkrire ne mikrovale
  • pak rum per sperkatje (eleminojeni nese ja servirni femijeve)
…per kremin me kafe
  • 250ml krem pana per embelsira te sheqerosur
  • 1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje
  • disa arra te qeruara ne copat e vogla
…per ta mbuluar
  • sheqer pluhur
Pregatisim pandispanjen duke ndare si fillim te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene te veçanta. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme arrat e reduktuara ne pluhur, miellin e situr, pluhurin pjekes, vaniljen dhe vajin e ullirit duke i perziere shume mire.
Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena. Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me
kujdes nga poshte lart. Ne kete menyre kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolèse. E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe.
Lyejme me sheqer pluhur nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse (e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter). E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin.
Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme. Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen.
Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme dhe e lagim me pak rum, ose pak arome rumi te tretur ne uje. Per ata qe nuk e preferojne kete arome, mund ta lagin pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje/qumesht duke i shtuar ose jo sheqer (sipas deshires). E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjatancen ku do ta sherbejme.E sperkasim me pak sheqer pluhur, dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.

Petulla

Përbërësit



  • 0.5 L qumësht
  • 400 gr miell
  • 2 vezë
  • 1 lugë të vogël krip
  • 1 lugë pecivë


  • Qumështit ja shtojmë vezët, miellin, kripën dhe pecivën. Brumin që e fitojmë duke i përzier gjithë kta përbërës me lugë të madhe e hedhim në vaj të nxehtë dhe petullat i skuqim në të dy anët. Petullat servohen me djath, mjaltë, gjem etj…




    Wednesday 19 February 2014

    Gurabija 5 lekeshe

    Kush nga ju nuk i hante me qejf keto gurabije ne pushimin e madh te mesimit?
    Perberesit:
    • 400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,
    • 9 ose 10 luge sheqer,
    • 3 filxhane niseshte,
    • esence vaniljeje,
    • 2 filxhane miell,
    • 1/2 filxhan sheqer pluhur.

    Pergatitja:
    Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.



    E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur.

    Tuesday 18 February 2014

    Sallam me Cokollate

                                                                                                            Perberesit:
    • 2 veze te freskta,
    • 100 gr gjalpe i bute,
    • 100 gr sheqer,
    • 100 gr kakao e pasheqerosur,
    • 150 gr biskota te thata te tipit petit beurre,
    • 1 gote pije ose esence portokalli,
    • sipas deshires copa lajthie, bajamesh, arrash….
    Pergatitja:
    Punojme gjalpin me te verdhat e vezeve dhe sheqerin, derisa te krijohet nje krem i fryre. Nderkohe, punojme te bardhat e vezeve, duke i bere si bore. Mbi te verdhat me sheqer e gjalpe, shtojme pak nga pak kakaon dhe krijome nje krem te njetratshem. Shtojme te bardhat dhe i perziejme me kujdes. Ne kete mase, shtojme biskotat e thermuara ne menyre trashanike, pijen ose esencen dhe grimcat e bajameve, arrave ose lajthive, (nese i kemi). I perziejme me delikatese dhe e shtrojme kete brum ne nje leter furre ose alumini dhe me ndihmen e tyre, i japim formen e sallamit.
    I fusim ne frigorifer per rreth 2 ore, sa te ngurtesohet e me pas e presim ne feta.
    Ju befte mire!

    Friday 14 February 2014

    Kek ( buke) me banane dhe karrota

    Perbersit :

    1 gote ose kupe me sheqer 
    3 veze 
    1 filxhan kafeje me vaj ulliri
    3 luge gjalp 
    Arra, fara luledielli si brenda dhe jashte
    6 banane te zeze, te qulleta
    3 karrota te medha
    Pak vanilje
    Miell I situr mire ( perafersisht 2 kupa) Shikoni me sy trashesine
    Sode buke e situr se bashku me miellin


    Siper: 

    4 luge a pse mascarpone
    Pak qumesht half and half
    Mjalte
    Mix dhe ne frigorifer derisa te keni gati kekun! 


    Ne fillim shkrihet gjalpi dhe lihet menjane te ftohet pak. Merren vezet nje e nga nje e I shtohen mases se sheqerit se bashku me vajin e ullirit dhe e perzieni derisa behet si krem I verdhe, I bukur, kremoz. Me pas I shtohet gjalpi dhe vazhdojme perzierjen per pak minuta, me pas shtohen bananet e bera pure me luge ose shtypese dore qe perdorni per pure patatesh dhe me pas karrotat e grira~ Vec, marrim nje ene te madhe, nje site e veme siper dhe hedhim miellin se bashku me soden dhe I sitim mire, megjth. Mielli dhe soda jane te shkrifta, sitja e ben me te bute kekun. Tek masa e njome shtojme vaniljen dhe ne fund bashkohen masat se bashku (e thata me te njomen). Nese masa ju del pak me e njome se c’menduat, shtojini pak me teper miell. Arrat dhe farat jane te fundit~ Merrni enen qe deshironi, lyejeni me gjalp ose spray, hidheni batter ( masen) dhe siper e dekoroni me me teper arra dhe fara. Piqet me 350F ( 190G) ne nje furre te ngrohur me pare~ Mos e hani asnjehere kekun pa u qetesuar ose ftohur mire~ Kete rradhe une perdora ene te madhe dhe te sheshte. E lashe te ftohej mire, e preva me thike terthorazi dhe I vura mbushjen ne mes! Del si tip sanduici! Per shijen nuk ju them shume sepse del mmmmmm.. mascarpone eshte I preferuari im keshtu qe mos me merrni opinion per te! 
    Ca foto u moren ne dreke, ca ne darke dhe ca ne mengjes! … kur ke femije te vegjel, gjerat marrin kohe~ 

    Ju befte mire~ 

    Wednesday 12 February 2014

    SPECA TË MBUSHUR

    Përbërësit 

    800 gr. Mish i grirë
    12- 14 speca të madhësisë mesatare
    2-3 koka qepë ( 300gr )
    150 gr karota
    300 - 400 gr domate
    150 gr oriz
    700 ml ujë
    kripë, piper i zi, piper i kuq, vegetë, sipas dëshirës
    3-4 lugë gjelle vaj
    40gr miell
    4 lugë vaj
    2-3 lugë gjelle ajkë e thartë (shmand) ose kos


    Specat lahen, u hiqen bishtat e farat. Qeptë, qërohen e grihën hollë, qitën në një enë e kaurdisën , shtohet edhe orizi që të kaurdisët bashke me qeptë për 2-3 minuta. Pastaj shtohet edhe mishi i grirë, vazhdohet të kaurdisët edhe për 2-3 minuta, shtohen mëlmesa sipas dëshire, mishi përzihet mirë dhe ena hiqet nga zjarri. Pastaj specat mbushën me mishin e përgatitur, dhe sipër mbyllen me copa të prera domatesh, ku u shtohen edhe karotat e prera në copa të vogla ose në rende.
    Uji qitët të vlojë, shtohen edhe mëlmesa sipas nevoje, pastaj hedhet mbi speca. Tepsia futët ne furrën e nxehur më herët prej 200°c, dhe lehët të zihet përafërsisht një orë.

    Përgatitja e salcës:

    Mielli qitët në një tigan bashkë me vajin, dhe në temperaturë të ulët lehet të zverdhët, pastaj tepsia nxjerrët nga furra, dhe mielli shuhet më ujin e specave, duke u përzier ngadalë, që të mos mbetën korra mielli. Salcës i shtohet ajka e thartë (shmandi ) ose kos dhe përzihet mirë e provohet dhe salca shpërndahet sipër specave.
    Specat futën prapë në furrë dhe lehen të zihen edhe për 15 minuta.

    Tuesday 11 February 2014

    Ilaçe natyrale kundër gripit dhe ftohjes

    Nëse jeni ftohur dhe keni në plan të vizitoni mjekun, mos u befasoni nëse ai ju përshkruan “supë pule” në vend të barnave.

    Derisa mjekësia po përballet me rezistencë të baktereve në antibiotikë, shpeshherë zgjidhja më e mirë për të luftuar ftohjen dhe gripin janë gjërat më të thjeshta, që nga çaji me mjaltë deri te ekstraktet e bimës Echinacea. Këto janë metoda natyrale, por shumë më të preferuara nga mjekët së fundmi për të trajtuar problemet sezonale të ftohjes dhe gripit.
    Dhe, përveç rrezikut të rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, ekspertët thonë se shumica e simptomave të ftohjeve nuk mund të trajtohen me këtë grup barnash. Kjo pasi ato shkaktohen nga viruse, të cilat nuk mund të shkatërrohen nga antibiotikët.
    Megjithatë, ka një varg të ilaçeve popullore të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi dhe të cilat mund t’u ndihmojnë dukshëm në lehtësimin e simptomave ose edhe përshpejtimin e shërimit.
    Supë pule
    Në mesin e “ilaçeve” më të vjetra dhe mbase më e qëlluara është ajo që ua ka këshilluar gjyshja – supa e pulës. Jo vetëm që është ushqimi më i mirë dhe më i shijshëm, por ekspertët thonë se ka një shkencë të vërtetë prapa kësaj kure.
    Krahasuar me supat tjera, supa e pulës është treguar se ka veti “misterioze” shëruese, përveç asaj që, duke e pirë të nxehtë, ngroh fytin dhe organizmin tuaj. Sipas disa studimeve, supa e pulës vepron duke ulur mukusin që prodhojnë rrugët tuaja të frymëmarrjes, duke parandaluar kështu rrjedhjen e hundëve si dhe kollën produktive.
    Çaji me mjaltë
    Por nëse supa nuk është e preferuara juaj, ju mund të provoni të pini një gotë çaji të nxehtë me mjaltë, që është veçanërisht e mirë te dhimbja e fytit.
    Ekspertët thonë se kjo pije e nxehtë mund të ndihmojë uljen e kongjestionit (bllokimit të hundëve), krahas asaj që çaji vepron edhe si një anti-inflamator i lehtë.
    Mjalti, në anën tjetër, është treguar se ka kualitete antiseptike, dhe ndihmon parandalimin e zhvillimit të mëtejmë të
    baktereve.
    Ujë me kripë
    Nëse dëshironi edhe një recetë tjetër shumë të thjeshtë për problemet e hundës dhe fytit, provoni ujin me kripë. Gargarat e fytit (tretësirë për shpëlarjen e fytit) mund t’i përgatisni duke përzier një çerek luge çaji kripë dhe një gotë të madhe ujë të nxehtë.
    Duke shpëlarë fytin me këtë tretësirë, ju do të ndjeni një ndërprerje të dhimbjes së fytit po thuajse menjëherë. Tretësira e ujit me kripë, është një shpëlarës “natyral” për trupin dhe u jep një ndjenjë qetësimi indeve të irrituara.
    Po ashtu, duke qenë i nxehtë, uji ndihmon edhe në shpëlarjen e kongjestionit (mukusit, lëngut që bllokon hundët tuaja) dhe e bën më të lehtë frymëmarrjen.
    Produktet nga bima Echinacea
    Nëse dëshironi një zgjidhje më mjekësore se sa këto të kuzhinës, atëherë mos e leni anash fuqinë e produkteve bimore ose minerale. Në mesin e suplementëve (produkteve farmaceutike vitaminoze), ajo më e efektivja është tinktura e bimës Echinacea.
    Për efektet pozitive të Echinacea ka shumë studime, dhe shumica të cilët nuk arrijnë t’i nxjerrin dobitë e saj zakonisht nuk e përdorin atë si duhet.
    Nëse ju e përdorni atë si parandalim, kjo nuk do të ndihmojë. Ekspertët thonë se bima e humb efektin pas 10 ditësh. Andaj, efektin më të mirë ju do ta arrini duke përdorë doza më të mëdha kur për të parën herë paraqiten simptomat, jo më herët, as më vonë.
    Disa ekspertë këshillojnë përdorimin e formave të lëngshme të kësaj bime, në vend të formave kapsulave. Kjo sepse përmbajtja e alkoolit në tinkturën e bën më të lehtë ekstraktimin e substancave shëruese të bimës.
    Zinku
    Zinku është një tjetër suplement shumë ndihmues gjatë sezonit të ftohjes dhe gripi. Shumë mjekë këshillojnë që njerëzit të përdorin doza më të larta të këtij minerali gjatë këtij sezoni.
    Por, zinku së fundi po këshillohet gjithnjë e më shumë nga mjekët edhe në formën e spërkatësit për hundë. Sipas disa studimeve, kur spërkatet lokalisht, zinku është treguar se ul kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes.
    Barnat pa recetë
    Nëse mendoni se asnjëra prej barnave shtëpiake dhe atyre natyrale nuk ju bën punë juve, dhe se ju duhet patjetër të përdorni barna për t’u ndjerë më mirë, atëherë provoni barnat që mund t’i merrni pa recetën e mjekut. Ato mund të veprojnë shpejtë në lehtësimin e simptomave dhe t’u bëjnë të ndjeheni më mirë.
    Ju mund të përdorni barna për qetësimin ose lehtësimin e kollitjes ose barna qetësuese të dhimbjeve dhe që ulin temperaturën, si aspirinë, paracetamol ose ibuprofen. Edhe pse nuk do ta shërojnë sëmundjen, ato do t’u ndihmojnë të lehtësoni simptomat që ju mundojnë.
    Si ta parandaloni?
    Për të ulur rrezikun tuaj për ftohje dhe grip, mjekët këshillojnë t’i pastroni duart rregullisht, veçanërisht para se të prekni sytë, hundën ose të hani diçka.
    Po ashtu, është e rëndësishme të mbani një avullues në ambientin ku jetoni, për të rritur kështu nivelin e lagështisë së ajrit, dhe penguar zhvillimin e viruseve (të cilat më lehtë mbijetojnë në ajër të thatë). Studimet tregojnë se kur rrugët e ajrit janë më të thata, ata më lehtë krijojnë edhe çarje ose pëlcitje të cilat janë më të depërtueshme për mikrobet të cilat ndodhen në ajër.

    TORTË ME VISHNJE

    PËRBËRSIT PËR BRUMIN:

    150 gr miell
    50 gr niseshte
    2 lugë sheqeri pluhur pë r pjekje
    2 lugë kakao
    4 ve
    150 gr sheqer
    4 lugë ujë

    Për mbushjen:

    500 gr vishnje
    250 ml ujë
    70 gr sheqer
    2 lugë gjelle niseshte
    500 ml ajkë e ambël
    50 gr sheqer

    Vetë qitën në një enë dhe bashkë me sheqerin dhe ujin rrahën ne shpejtësinë më të madhe te mikserit per 2-3 minuta. Pastaj shtohët mielli bashkë me pluhur e kakao, duke u përzier ngadalë . Në tepsinë të shtruar me letër për pjekje e të lyer me yndyrë , brumi qitët e piqet 25-30 minuta ne tem. 190°c


    Prëgaditja e qershive:

    Qershitë , lahën, u heqën farat, dhe bashkë me sheqerin e ujin qitën e zihën për 2-3 minuta. Pastaj shtohët niseshtja e përzier me 2 lugë gjelle ujë , dhe pas një minuti zierje, qershitë heqën nga zjarri, dhe lehen te ftohen.


    Brumi i pjekur, e i ftohur, ndahët ne mes, shtresa e parë lyhet me qershi, pastaj qitët shtresa e dytë dhe torta mbulohët me ajkën e rrahur, duke u dekoruar sipas deshire.

    Monday 10 February 2014

    Katër sekrete për t’u dobësuar

    Dëshironi të bini në peshë dhe po mundoheni ta realizoni atë vetëm përmes një diete? Kjo mund të jetë e pamjaftueshme, thonë ekspertët.

    Heqja e kilogramëve të tepërta më së lehti mund të arrihet duke kombinuar një varg faktorësh, si ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe një qasje e duhur psikologjike ndaj saj.
    Ja si të veproni për të arritur më shumë suksese në qëllimin tuaj:
    Imagjinojeni veten të dobët
    Nëse doni vërtetë të dobësoheni, gjëja e parë që duhet të bëni është të imagjinoni veten të dobët se si do të dukeshit pas gjashtë muajsh dhe sa të lehtë do të ishit.
    Caktoni qëllime reale
    Përpjekjet për t’u dobësuar shpejt dhe në mënyrë të theksuar, mund të jenë një zgjidhje e gabuar. Dobësimi në mënyrë të tepruar nuk këshillohet nga ekspertët, andaj më mirë të humbni 2 kilogramë në muaj se sa 5 apo 10, pasi këto kile merren sërish.
    Bëhuni pozitiv
    Kur ju i caktoni vetes objektiva, mundohuni ato të jenë pozitive dhe mundohuni vërtet t’i realizoni ato. Por, ju nuk duhet të harroni të konsumoni përbërësit thelbësor ushqyes, siç janë vitaminat. Andaj, mos i eliminoni frutat dhe perimet nga menyja dhe mos harroni të merreni me aktivitet fizik.
    Planifikoni
    Mundohuni çdo gjë të bëni me plan, që nga ushqimi, koha e frutave, deri te aktiviteti fizik. Duke i shtuar ato në orar, ju do t’i shihni si obligime dhe do t’iu përmbaheni më lehtë.

    Lënia e duhanit dhe parandalimi i shtimit në peshë

    Mbi të gjitha është më se e rëndësishme që orarin që zakonisht kishit lënë për cigaren, ta mbushnit me diçka tjetër, ndoshta diçka për të ngrënë.

    Sigurisht që ju bie të çukisni te ushqimi, thuajse mbi 15 herë në ditë dhe kjo do të ishte mënyra më e dukshme e shtimit të peshës pas lënies së cigares. Duke qenë se vini nga një përvojë e duhanpirjes së shpeshtë e për pasojë në organizmin tuaj kanë qarkulluar plot radikale të lira, që favorizojnë plakjen, atëherë bëni mirë që në periudhën apo vaktin e cigares, ta zëvendësoni me një vakt frutash. Mund të bëni pjesë të dietës suaj thjerrëzat, karotat, majdanozin, bananet, etj.
    Bëni kujdes të mos eliminoni të gjitha karbohidratet nga dieta, për shembull, vazhdoni konsumoni bukë, makarona, oriz, pasi të gjitha këto janë prodhues dhe stimulues të çlirimit të një neurotransmetuesi në tru, i cili është përgjegjës për ndjenjën e mirëqenies.
    Nëse për një moment do e ndjeni dëshirën për të përtypur diçka, apo thjesht ta mbani nën dhëmbë, merrni një kruajtëse dhëmbësh. Është mirë, ndër të tjera, të alternoni ujin dhe çajrat pastrues të organizmit, pijet me antioksidantë dhe të pasura me përbërës natyrorë të shëndetshëm. Mos harroni të përfshini në dietën tuaj post cigare edhe përbërjet me magnez, zink dhe omega 3, duke qenë se jo vetëm luftojnë plakjen, por edhe forcojnë rezistencën.
    Rralloni, deri sa t’i thoni përfundimisht jo, alkoolin dhe kafenë, të dy miq të pandarë me cigaren. Ata stimulojnë dëshirën për të ndezur një cigare, ose rrisin ndjenjën e euforisë, e cila shërben për të nënvlerësuar situatat, ose ashtu sikurse kafeja, tashmë përbëjnë ritualin ditor të pathyeshëm.
    I thoni jo edhe ëmbëlsirave, ushqimeve të skuqura, yndyrave. Idealja do të ishte që pasi të linit cigaren, të fillonit edhe të mbanit një dietë të rregullt ushqimore. Janë dy sakrifica mendore dhe fizike në të njëjtën kohë, të cilat nëse i bëni me neglizhenca nga pak të dyja, rrezikoni të dështoni.

    Sunday 9 February 2014

    Ushqime bimore për të ulur kolesterolin

    Shtimi i sasisë së ushqimeve me prejardhje bimore në dietën tuaj ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Për të mbajtur nën kontroll kolesterolin një faktor i rëndësishëm është reduktimi i konsumimit të yndyrave të përgjithshme.
    Por po aq i rëndësishëm për ruajtjen e nivelit normal të tij është edhe konsumimi i ushqimeve me prejardhje bimore.
    Sipas studimeve nga Universiteti i Torontos, konsumimi i ushqimeve me prejardhje bimore si pemë, perime, bishtajoreve dhe drithërave të plota, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL).
    Hulumtimi ka treguar se ushqimi me përmbajtje të ulët të yndyrave të ngopura dhe i pasur fibra të tretshme, proteina të sojës dhe sterole bimore, mund të ulë nivelin e kolesterolit.
    Duke zgjedhur ushqim me këtë përmbajtje personat e hulumtuar kanë pasur 22 për qind ulje të nivelit të përgjithshëm të kolesterolit dhe 29 për qind ulje të LDL kolesterolit.

    Si të shtoni në peshë?

    Jo shpeshherë takojmë persona që dëshirojnë të shëndoshen dhe ankohen për peshën e ulët të tyre.
    Obeziteti dhe mbipesha, siç e dimë, nxisin shfaqjen e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë artritin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Por, po aq e rrezikshme sa të jesh i shëndoshë është edhe të jesh i dobët. Rënia e flokëve, tharja e lëkurës, lodhja, depresioni, probleme të ciklit (tek femrat), janë vetëm disa nga ankesat e personave të dobët.
    Kur përkufizojmë dobësinë shohim mesataren e yndyrës së personit në trup. Nëse kjo mesatare është nën 9 -10 për qind tek femrat dhe nën 7 - 8 për qind tek meshkujt atëherë personat e tillë cilësohen si të dobët. Nëse mesatarja e yndyrave është nën këto vlera, atëherë duhet të kërkoni shkaqet dhe të bëni analizat përkatëse. Në mesin e shkaktarëve mund të jenë:
    ·        ju harxhoni më shumë kalori se sa merrni;
    ·        ju keni ndonjë problem të lidhur me sistemin endokrin;
    ·        ju keni mungesë të disa mineraleve të caktuara.
    Nëse nuk keni ndonjë problem tjetër shëndetësor atëherë ju duhet të ndryshoni zakonet e ushqyerjes për të shtuar në peshë. Por, duhet të keni parasysh se nuk është një mënyrë e drejtë të përpiqeni të shëndosheni duke konsumuar ushqime me shumë kalori. Këto ushqime kanë nivel të lartë sheqeri dhe yndyre dhe mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, ndërkohë që synimi juaj është vetëm të shëndosheni.
    Krahas kësaj, ushqimet me yndyrë do të shtojnë ndjesinë e ngopjes dhe të pakësojnë oreksin tuaj. Për t’u shëndoshur, ju sigurisht se duhet të shtoni sasinë e kalorive, por këtë duhet ta bëni vetëm duke shtuar sasinë e ushqimeve të shëndetshme.
    Disa rregulla që duhet t’i keni parasysh rreth ushqyerjes së shëndetshme janë:
    ·        Mesatarja e proteinave, yndyrave, karbohidrateve duhet të jetë e ekuilibruar; ju duhet të konsumoni çdo ushqim në masën e duhur.
    ·        Konsumoni tre vakte kryesore dhe tre vakte të tjera ndërmjetëse.
    ·        Shtojini ushqyerjes suaj yndyra të shëndetshme, veçanërisht acide yndyrore omega -3.
    ·        Konsumoni fruta arrore si bajame, arra dhe lajthi ndërmjet vakteve.
    ·        Përpiquni të konsumoni vetëm proteina gjatë një vakti në ditë. Për këtë ju mund të zgjidhni mish pule, mish të kuq ose bishtajoret e thata.
    ·        Ushqimet tuaja gatuajini në furrë të pjekura ose të ziera dhe jo të
    skuqura (fërguara në vaj). P.sh. patatet e skuqura nuk do t’ju trashin në mënyrë të shëndetshme, por ju mund të shtoni në peshë edhe nëse i konsumoni të ziera. E rëndësishme është të konsumoni porcione më të mëdha.
    ·        Mos kini frikë të konsumoni sallatë gjatë vakteve, të cilën mund ta pasuroni me proteina dhe kalori duke i hedhur karotë, misër, avokado, djathë, e të tjera.
    ·        Shtoni konsumin e bukës bashkë me sasinë e ushqimit ose konsumoni makarona apo pilaf në vend të saj.
    ·        Supave mund t’u shtoni lëng mishi, krem ose qumësht…
    ·        Edhe konsumi i ujit është i rëndësishëm, por këtë mos e bëni bashkë me ushqimin por gjysmë ore para ose pas tij.
    ·        Pijet me acid mund të shtojnë sasinë e kalorive por kini parasysh se ato nuk janë një zgjidhje e shëndetshme. Në vend të tyre mund të konsumoni qumësht, jogurt me fruta, lëng frutash, dhallë.
    ·        Sasia e kalorive të ushqimeve të konsumuara duhet të jetë e lartë por në të njëjtën kohë e mjaftueshme për të përballuar nevojat tuaja ushqyese.
    ·        Disa sëmundje mund të pengojnë shëndoshjen tuaj sado që të hani ju. Nëse vuani nga një sëmundje kronike në fillim kurohuni dhe më pas përpiquni të shtoni sasinë e kalorive.
    Si ndihmë ndaj ushqimit të shëndetshëm, ju mund të zhvilloni edhe ushtrime të caktuara fizike për të forcuar muskujt. Por kujdes, për të shtuar në peshë ju duhet të ngrini pesha dhe të lini mënjanë ushtrimet tjera aerobike si ecja, vrapimi, ngasja e biçikletës apo noti, sepse ato mund t’ju dobësojnë më shumë.
    Mos harroni shëndoshja është më e vështirë se dobësimi por me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni.


    Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...