Wednesday 12 February 2014

SPECA TË MBUSHUR

Përbërësit 

800 gr. Mish i grirë
12- 14 speca të madhësisë mesatare
2-3 koka qepë ( 300gr )
150 gr karota
300 - 400 gr domate
150 gr oriz
700 ml ujë
kripë, piper i zi, piper i kuq, vegetë, sipas dëshirës
3-4 lugë gjelle vaj
40gr miell
4 lugë vaj
2-3 lugë gjelle ajkë e thartë (shmand) ose kos


Specat lahen, u hiqen bishtat e farat. Qeptë, qërohen e grihën hollë, qitën në një enë e kaurdisën , shtohet edhe orizi që të kaurdisët bashke me qeptë për 2-3 minuta. Pastaj shtohet edhe mishi i grirë, vazhdohet të kaurdisët edhe për 2-3 minuta, shtohen mëlmesa sipas dëshire, mishi përzihet mirë dhe ena hiqet nga zjarri. Pastaj specat mbushën me mishin e përgatitur, dhe sipër mbyllen me copa të prera domatesh, ku u shtohen edhe karotat e prera në copa të vogla ose në rende.
Uji qitët të vlojë, shtohen edhe mëlmesa sipas nevoje, pastaj hedhet mbi speca. Tepsia futët ne furrën e nxehur më herët prej 200°c, dhe lehët të zihet përafërsisht një orë.

Përgatitja e salcës:

Mielli qitët në një tigan bashkë me vajin, dhe në temperaturë të ulët lehet të zverdhët, pastaj tepsia nxjerrët nga furra, dhe mielli shuhet më ujin e specave, duke u përzier ngadalë, që të mos mbetën korra mielli. Salcës i shtohet ajka e thartë (shmandi ) ose kos dhe përzihet mirë e provohet dhe salca shpërndahet sipër specave.
Specat futën prapë në furrë dhe lehen të zihen edhe për 15 minuta.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...