Tuesday 20 May 2014

Tortë me dardha dhe çokollatë


Kohë pas kohe, të gjitha këshillat për ushqyerje të shëndetshme bien poshtë; fitojnë tundimet, të cilat vijnë në të gjitha trajtat dhe përbërjet por më së shpeshti janë prej çokollate, të paktën për mua. Në vazhdim, më lejoni t’ju prezantoj një tortë me çokollatë dhe dardha! është një tortë e çmuar nga ata që kuptojnë në ushqim dhe mund të jetë një qerasje shumë e veçantë sepse të lë përshtypjen e diçkaje të kuruar me kujdes. Si dhe, përfundimisht nuk kërkon shumë mund për t’u përgatitur.


Ata që kan lexuar ndonjë nga publikimet e mia në këtë bllog, mund ta kenë vërejtur që më pëlqen të ngazëllehem për përbërësit, kështu që normalisht nuk do të bëja protagoniste të një torte dardha dosido. Dardhat që kam përdorur janë marrë nga kopshti ynë para pak kohësh, prezantimi i tyre kërkon pak vëmendje, ju lutem:IMAG6061
Për t’i përdorur në tortë duhet që të pastrohen, të qërohen dhe tu hiqen farat.IMAG6064Më pas, dardhat vendsen në një tenxhere bashkë me 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle sheqer dhe lëngun e
një limoni.
IMAG4881



Vlohen për disa minuta derisa të kenë filluar të zbuten (kujdes: nuk duhet të lihen aq gjatë sa të fillojnë humbasin formën e tyre ose të zbuten tepër).
Në anën tjetër, coptoni me thikë gjalpën dhe çokollatën.IMAG6070
Fillimisht shkrijeni çokollatën mbi avull (dmth duke e vendosur enën me çokollatë mbi një enë me ujë që është duke vluar),IMAG6076pastaj shtoni 70gr gjalpë të coptuar dhe përzieni me kujdes derisa ky i fundit të shkrihet.
IMAG6081
Pjesën tjetër të gjalpit (100gr) i bëni bashkë me 50gr sheqer dhe i përzieni me mikser elektrik.
IMAG6087Pastaj i shtoni një nga një të verdhat e vezëve dhe përzieni prap.
IMAG6088
Këto dy përzierje (çokollata dhe vezèt) bashkohen,
IMAG6091-001
u shtohen biskotat e bluara, dhe mielli paraprakisht i bashkuar me pluhurin për pjekurina. IMAG6101
Albuminet (të bardhat e vezëve) bashkë me sheqerin e mbetur, përzieni me mikser derisa të formohet kremë, pastaj me kujdes shtojani pjesës tjetër të përzierjes. (Ekziston rreziku që ta shpërbëni kremën e albumineve nëse e përzieni shumë vrazhdë, kështu që kushtoni pak kujdes. Gjatë përzierjes duhet të ketë ajër të mjaftueshëm, dhe duhet të përzihen ngadal, jo të ndrydhen e të ngulfaten).
IMAG6106
Në këtë pikë, pas përzieries së fundit, janë gati të gjitha elementet përbërëse të tortës, duhet vetëm të bëhen bashkë në tepsinë ku do të piqen.
Në katër hapa:
1. lyeni tepsinë me gjalpë, hidhni një lugë miell dhe shpërndajeni duke e rrotulluar tepsinë, në të gjithë sipërfaqen e sajë (ashtu që të shërbejë si shtresë për të parandaluar ngjitjen)
2. hidhni gjysmën e brumit në tepsi
3. radhitni dardhat “përmbys”IMAG61094. mbulojeni me gjysmën tjetër të brumit.
Piqet ngadalë, për më sakt: në temperaturë 180°C për 40min.
Pudroseni me sheqer për t’i dhënë edhe pamjen mbreslënëse dhe..
Ta-daaa!
IMAG6134
Siç mund ta vëreni, duke qenë e gatuar me shumë gjalpë, pas pjekjes shpërbëhet shumë lehtë, çka do me thënë se duhet manovruar me shumë kujdes gjatë shërbimit, por ia vlenë, më besoni!
IMAG6147
Kaq për tortën me dardha dhe çokollatë : )  shpresoj t’ju kem bindur ta gatuani!!
IMAG4918
Përbërësit:
200 gr miell
100gr sheqer
170gr gjalpë
1 lugë pluhur për pjekurina
4 vezë
350 ml ujë
100 gr biskota të bluara
200gr çokollatë e zezë
përafërsisht 7 dardha

Burimi : Global Cuisine ( Bardha Ahmeti )

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...