Sunday 20 April 2014

Uthulla e mollës mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë

Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve.

-Tonifikon lëkurën
Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën "T" të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.

-Banjo me uthull molle
Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

-Për zbardhjen e dhëmbëve
Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.

-Për të mos u dukur varicet
Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.

-Ul njollat bojë kafe
Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur.

-Hidhni uthull molle në vaske
Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...