Monday 14 April 2014

Revani me Sherbet

Përbërësit:
  • 10 vezë të freskëta fshati
  • 10 lugë sheqer
  • 10 lugë miell
Perberesit per sherbetin:
  • 1 kg sheqer
  • 5 gota ujë,
  • 1 qeskë sheqer vanilje
  • 4 rrathë të hollë limoni.
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë,vazhdon zierjen edhe pesë min.në zjarr të ulët,largohet nga zjarri,i shtohet edhe një filxhan k.ujë i ftohtë.

Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë.Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi.Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin.Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160-170* C për t’u pjekur për afro 1 orë.Gjatë pjekjes furra nuk hapet.Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët.Pritet në delima.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...