Wednesday 9 April 2014

Ja sëmundjet që shëron qumështi i bletës

Qumështi i bletës është kaq shumë funksional saqë mund ta përdor çdo kush pa dallim moshe apo seksi. Thuhet që mund ta përdor çdo kush, pasi ka efekte tejet pozitive për shëndetin, përveçse maskave të ndyshme të bukurisë. Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve)etj.
Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore dhe përmban të gjitha amoniacidet esenciale për njeriun. Duke qenë se përmban minerale të shumta si kalium, kalcium, natrium, vitamina të ndryshme ai ka një efekt qetësues dhe çlodhës dhe ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina.
Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin.
Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të
ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Kura
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.
Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret

-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkavestrong>
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...