Saturday 5 April 2014

Hudhra, një ilaç i gjithanshëm

Hudhra, një kokërr e vogël djegëse e afërt me qepën, është një mbrojtje e shumëfishtë për shëndetin tuaj, që nga infeksionet e deri te sëmundjet e zemrës.

Së pari, hudhra ka veti të fuqishme antibiotike dhe përdorimi i saj në mjekësinë tradicionale ka qenë edhe shpëtues i jetëve para se të zbulohej penicilina. Disa analiza laboratorike kanë dëshmuar edhe se allicina mund të vrasë edhe stafilokokun aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA).

Allicina po ashtu mbron nga shumë probleme të zemrës, pasi relakson enët e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut. Përbërësit e hudhrës edhe klinikisht janë dëshmuar se ndihmojnë arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bën gjakun më pak të ‘ngjitshëm’ dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje.

Hudhra po ashtu na mbron edhe nga kanceri. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë shumë hudhër kanë më pak prirje të preken nga kjo sëmundje famëkeqe.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...