Sunday 12 January 2014

Mandarinat ruajnë mëlçinë

Mandarinat mund ta reduktojnë rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Shkencëtarët nga universiteti i Kiotos në Japoni kanë zbuluar që personat me hepatit kronik virusal mund ta reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i kancerit të mëlçisë, nëse për çdo ditë pinë lëng të mandarinave.

Rreth 30 pjesëmarrës të studimit me hepatit virusal, kanë pirë çdo ditë lëng të mandarinave, e pas një viti nuk kanë pasur kurrfarë ndryshime në mëlçi. Në mesin e 45 personave, të cilët nuk e kanë pirë këtë pije, kanceri është paraqitur te tre persona, shkruan Kosova Sot.

Mandarinat mund të na sigurojnë 80 për qind të sasisë së nevojshme ditore të vitaminës C. Antioksiduesit e kësaj peme e forcojnë imunitetin, reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, sulmi në tru, sëmundjet e zemrës dhe mëlçisë.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...