Friday 17 January 2014

Biskota me gjalpë kikirikësh

Përbërësit

  • 1 ¾ filxhanë me miell.
  • ½ lugë caji, kripë
  • 1 lugë caji sodë e bukës
  • ½ e filxhanit, gjalpë i butë
  • ½ e filxhanit, sheqer i bardhë
  • ½ e filxhanit, gjalpë kikirikësh
  • ½ e filxhanit sheqer i kaftë.
  • 1 vezë e tundun
  • 1 lugë caji ekstrakt vanile.
  • 2 lugë supe qumësht
  • 40 cokollada me gjalpë kikirikësh minjatura
Paraprakisht të nxehet furra në 375 gradë. Shoshiti së bashku, miellin , kripën dhe sodën e bukës; mënjanoi.
Përziji së bashku, gjalpin, sheqerin, gjalpin e kikirikëve dhe sheqerin e kaftë deri sa të zbutet. Të tunden brenda, veza, vanilia dhe qumështi. Shtoje edhe masën e bërë nga mielli dhe përziji mirë. Formësoji në 40 topa dhe vendose secilën në tepsin me forma për mafinsa.
Pjeki në 375 gradë për rreth 8 minuta/ largoje tepsinë nga furra dhe shpejt cokolladat në secilin top. Të ftohen dhe me kujdes të largohen nga tepsia.
Të gatshme për tu servuar… ju bëftë mirë

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...