Sunday 8 December 2013

Mjaltë hudhre, efekti dhe përgatitja

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë
sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore.
Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”.
Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.
Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e
saj.
Përbërësit:
- Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë
- Një kokërr hudhër organike
Metoda e përgatitjes:
Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat.
Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.
Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...