Sunday 1 December 2013

Krem Mascarpone

Maskarpone ka përkthimin në shqip – djathë i bardhë i lyrshëm.
Ky lloj djathi është tipik i zonës së Lombardisë ( më saktësisht zona e Lodit). Eshtë i njohur nga Ministria e Politikës Agrare si prodhim agroalimentar tradicionalisht italian.

Maskarpone është një djathë i veçantë që dallohet nga të tjerët sepse është i prodhuar nga kremi i qumështit. Ka pamjen e një kremi të butë, konsistent, me ngjyrë të bardhë në të verdhë, me një shije të ëmbël dhe ka shumë kalori. Ky lloj djathi duhet të konsumohet i freskët. Gjen një përdorim të gjerë si në receta të kripura edhe në ato të ëmbla. Maskarpone është përbërësi kryesor i tiramisu-së.
Në recetat tona këtë lloj djathi e gjeni gjtihmonë me emrin “Kremi maskarpone” sepse duke qenë një produkt karakteristik italian nuk gjen një përkthim të mirëfilltë në gjuhët e huaja dhe njihet në mbarë botën me këtë emër.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...