Friday 27 December 2013

Keshilla fantastike per te larguar dhjamin

Obeziteti po bëhet një fenomen shqetësues i shëndetit të njerëzve të shekullit XXI! Sigurisht për të mos u prekur nga mbipesha ju duhet të tregoni kujdes të veçantë dhe të vazhdueshëm. Por nëse ju tashmë jeni nën “kthetrat” e dhjamit, atëherë ne ju propozojmë disa këshilla të mrekullueshme, të cilat do t’ju shpëtojnë nga vetë ai dhe sëmundjet që sjell…

Nëse jeni mbipeshë, atëherë ndiqni këto këshilla për të hequr dhjamin:
-Hani herët. Ngrënia natën vonë sjell shtimin në peshë, pasi trupi e ruan më shumë ushqimin gjatë gjumit.
-Kombinoni ushqimet (frutat më vete, drithëra me perime, makarona me perime, fasule me perime, peshk ose mish me perime, bishtajore dhe drithëra).
-Braktisini ushqimet e rafinuara apo të përpunuara.
-Pini tetë gota ujë në ditë. Uji e largon natyrshëm oreksin (çaji i hithrës është i mrekullueshëm për të humbur peshë.
-Shmangni margarinën, qumështin e paskremuar, djathërat dhe prodhimet e bulmetit nga qumështi i lopës. Këto ushqime janë të vështira për t’u tretur. Mund të zgjidhni qumësht drithërash në vend të tyre.
-Shmangni sheqerin, ai e ul metabolizmin.
-Pakësoni grurin (sidomos bukën), sepse përmban gluten dhe shumë njerëz janë intolerantë ndaj glutenit.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...